
‘Korrigjimi i kufijve’ me Serbinë: Kompromis apo Paqe?
Apo, pse Kosovës i duhen Luanë e jo Qengja.
|2018.10.02
|
Realizmi politik na mëson se shteti duhet të ketë kujdes kur bën kompromise me një shtet tjetër që nuk është i kënaqur me status kuonë.
Serbia mbetet si kundërshtuese e kësaj status kuoje, dhe si politikë zyrtare e ka ta kthejë mbrapsht këtë rend të ri politik.
Kosova duhet ta mbrojë status kuonë dhe të mos i bëjë koncesione territoriale Serbisë, e të mos bëjë koncesione që e ndryshojnë substancialisht natyrën e Pakos së Ahtisarit.
Kosova nuk ka nevojë për ‘qengja’, por për ‘luanë’, të cilët janë të gatshëm t’i mbrojnë interesat e Kosovës dhe kanë vullnet për t’i paguar kostot e nevojshme për ta ruajtur Kosovën nga Serbia revizioniste.

Robert Muharremi
Robert Muharremi është asistent profesor i politikës publike dhe qeverisjes në Rochester Institute of Technology - Kampusi i Kosovës. Prej vitit 2000, ai ka shërbyer në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe institucione qeveritare në Kosovë si këshilltar ligjor dhe politik.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.