S`fundmi | Bursa në Gazetari për të Drejtat e Njeriut

Thirrje për aplikime: Bursa për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut 2019

Nga - 07.03.2019

Kosovo 2.0, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe Qendrën për Liri dhe Barazi (CEL)  lansojnë ciklin e dytë të programit 6 mujor të Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut.

Procesi i aplikimit për ciklin e dytë të programit të Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut, tani është hapur.

Pas përfundimit të suksesshëm të ciklit të parë të programit me tetë artikuj thelbësor në fushën e të drejtave të njeriut, tani jemi gati të fillojmë ciklin e dytë të bursës.

K2.0, QKSGJ dhe CEL kemi kënaqësinë t’i ftojmë të aplikojnë gazetarët e rinj, pasi po kërkojmë të ju angazhojmë dhe fuqizojmë në mënyrë që t’u shërbeni interesave të të heshturve, që janë të margjinalizuar, të ndarëve dhe të përjashtuarve nga shoqëria. Përmes gazetarisë, programi synon të sjell këndvështrime dhe pikëpamje që kundërshtojnë normat tradicionale diskriminuese të cilat vendosin grupe të caktuara shoqërore në rrezik, për shkak të rrjedhës së diskursit publik.

Këtë vit, përmes Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut, 11 gazetarë të rinj aspirues do të mbështeten financiarisht duke pranuar 2,500 euro dhe do të mentorohen vazhdimisht nga redaktorë profesionist me ekspertizë në fushën e të drejtave të njeriut.   

Pjesëmarrësit pritet të përgatisin një artikull të gjatë gazetaresk (deri në 5,000 fjalë), një video/dokumentar/film të shkurtër (10 deri në 20 minuta) dhe/ose ese fotografike me një pikëpamje të të drejtave të njeriut. Gjatë periudhës gjashtë mujore, fituesit e bursës do të punojnë së afërmi me redaktorë, do të kryejnë hulumtime të gjera rreth temave të zgjedhura, do të identifikojnë palë të interesit, t’i intervistojnë burimet si dhe së fundmi t’i finalizojnë prodhimet e tyre për t’u publikuar në platformën online të magazinës sonë.  

Propozimet mund të dërgohen në anglisht, shqip ose serbisht, të cilat do të jenë gjuhët me të cilat do të punohet gjatë programit.

Kush mund të aplikojë?

  •  Gazetarë të rinj, të pavarur, të punësuar apo të papunësuar;
  •  Të lindur dhe që jetojnë në Kosovë;
  •  Të moshës prej 18 deri në 35 vjeç; dhe
  •  Të kenë së paku një vit përvojë pune në gazetari dhe/apo në komunikim dhe/ose së paku dy vite shkollim në gazetari dhe/ose në komunikim.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për bursë duhet të plotësoni formularin e aplikimit HRJF të K2.0 dhe ta dërgoni të plotësuar deri më 24.03.2019, në mesnatë, në info@ktwopointzero.com me titull (subject) “HRJ Fellowship Application” ose përmes aplikimit me postë në zyrën e Kosovo 2.0, Rruga Ferat Dragaj 60-1, Prishtinë, Kosovë 10000, e hapur nga ora 9:30 deri në 17:00 nga e hëna deri të premten.

Për më shumë detaje, shikoni udhëzimet për aplikim më poshtë.

Shkarko Udhëzuesin për Aplikim

Shkarko Formën e Aplikimit 

Nëse keni pyetje në lidhje me programin, ato mund t’i dërgoni në info@ktwopointzero.com,  jo më larg se më 14.03.2019, me titull: “HRJ Fellowship Questions.”K

Ky program realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancohet nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’ financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Afati i aplikimeve për këtë program shtyhet për një javë

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.