S`fundmi | Shëndetësia

Ende ka pyetje pa përgjigje sa i përket sigurimit obligativ shëndetësor

Nga - 09.11.2016

Data fillestare (1 janar) e skemës së re në dyshime.

Në 2014, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Sigurime Shëndetësore, i cili parasheh qasje universale të qytetarëve dhe banorëve të Kosovës ndaj shërbimeve kualitative të kujdesit themelor shëndetësorë. Qëllimi i këti ligji është që, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të një sistemi të sigurimeve shëndetësore obligative, t’i përmirësojë indikatorët shëndetësorë dhe të ndihmojë me sigurimin e mbrojtjes financiare nga varfërimi, duke i çliruar kosovarët nga shpenzimet e mëdha për kujdesin shëndetësor.

Në verë u lajmërua që mbledhja e premiumëve do të fillojë me 1 janar dhe Ministria e Financave veç se ka caktuar të hyrat për vitin 2017 në strukturën e shpenzimeve. “Vetë fakti që tash po flitet për zbatim nënkupton që ne kemi ecur shumë përpara në krijimin e kushteve për zbatimin e këtij ligji”, tha Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës, dhe vetë institucionet, nuk e dinë ende se pas sa kohësh të mbledhjës së premiumeve pacientët do të mund të marrin shërbime dhe cilat shërbime do të mbulohen. Për këtë çështje ende nuk kanë përfunduar proceset kryesore, pa të cilat nuk mund të fillojë rimbursimi i mjetëve e as dhënia e shërbimeve përmes një sistemi unik.

Sigurim për të gjithë

Deri më tani njerëzit në Kosovë e kanë patur vetëm mundësinë e sigurimeve shëndetësore vullnetare, nëpërmjet kontratave me kompani private të sigurimit shëndetësor. Ata kanë paguar shuma të caktuara për shërbimet përmes pakove të ndryshme, me çmime të ndryshme varësisht prej ofertave individuale të kompanive.

Me Ligjin për Sigurime Shëndetësore, qytetarët do të marrin sigurim shëndetësor të obligueshëm nga shteti. Kjo përgjithësisht do të kontribuohet nga individi dhe punëdhënësi nëpërmjet pagës, por do të ketë përjashtime për kontibute për shumë grupe të qytetarëve.

Përjashtimet

Janë disa kategori të personave që do të përjashtohen nga pagesat e premiumëve të sigurimeve nën skemën e re.
Në këto kategori përfshihen 'familjet e varfëra' që marrin ndihma sociale; invalidët e luftës, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët e tyre nën moshën 18 vjet; individët që jetojnë në institucione shtetërore; dhe të burgosurit.

Qytetarët tjerë nuk do të duhet të paguajnë nëse identifikohen si të varfër sipas kritereve testuese që do të vendosen nga qeveria në një akt nënligjor.

Këtra përfshijnë të moshuarit; Pensionerët e Trepçës; Të pensionuarit e Trupave Mbrojtëse të Kosovë dhe Forcave të Sigurisë të Kosovës; anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve; Veteranët dhe pjesëtarët e luftës si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre; Ish të burgosurit politikë si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre; Ish të burgosurit politikë si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre; Anëtarët e ngushtë të familjeve të viktimave civile të luftës; viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës; personat me aftësi të kufizuar; dhe studentët.

Për të punësuarit në sektorin publik dhe ata që punojnë në organizata të mëdha të sektorit privat, individët do të janë të obliguar të kontribuojnë 3.5% të të ardhurave të tyre bruto për sigurimin shëndetësor të obliguar, dhe po kaq për të do të paguajë edhe punëdhënësi – kjo po ashtu mbulon anëtarët e familjes që nuk janë duke kontribuar në mënyrë direkte. Në ato kompani apo organizata private, ku qarkullimi vjetor nuk arrin mbi 50,000 euro, për sigurim shëndetësor do të paguajë vetëm punëtori në vlerë prej 2 eurove për muaj, ndërsa punëshënësi nuk paguan asgjë. Mjetet e mbledhura nga pagesa e këtyre premiumeve do të grumbullohen në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të plotësohet edhe nga buxheti i rregullt për shendetësi.

Personat e siguruar do të rimbursohen për koston e disa shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe disa medikamente, e të gjitha këto do të caktohen në një ‘Listë të shërbimeve themelore shëndetësore’. Sipas ligjit, Lista duhet t’i ipet Bordit Drejtues të Fondit tre muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal, dhe Lista duhet të miratohet para se të fillojë mbledhja e premiumëve. Megjithatë, kanë mbetur vetëm edhe dy muaj deri në datën fillestare të deklaruar nga qeveria për mbledhjen e premiumëve, 1 janar, dhe lista ende nuk i është dorëzuar Bordit Drejtues.

Ligji gjithashtu kërkon që të paktën 75 përqind të individëve të pajisen me kartelë të sigurimit shëndetësor që verifikon statusin e tyre të sigurimit para se të mblidhen premiumët, por ky proces ende nuk ka nisur.

Blerim Syla, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, insiston se ekzistojnë një sërë arsyje shtesë që ligji për sigurimet shëndetësore nuk është gati për implementim, dhe jo vetëm nevoja për një system menaxherial efektiv që duhet të jetë në vend. “Mekanizmi i parë dhe kryesor në këtë çështje është formimi i Sistemit Informativ Shëndetësor. Të mblidhen të gjitha të dhënat mbi të sëmurët, barërat, trajtimin dhe performancat e mjekëve”, tha ai për K2.0. “Kjo duhet të bëhet në mënyrë softuerike e jo paushall”.

Ndonëse ka patur vonesa me Sistemin Informativ Shëndetësor, softueri (në një shumë të kombinuar të 1.7 milion) dhe serverët (në shumë të 600,000 euro) tani janë blerë, përderisa faza e parë e shtrirjes së harduerit (1.6 milion për të mbuluar 30 përqind të Kosovës) po implementohet.

Ministri Rrahmani po ashtu sugjeroi se trajnimet e stafit veq më kanë filluar me një pjesë të stafit. “Kohëve të fundit një kompani ka përfunduar trajnimin e punëtorëve shëndetësor në komunën e Prishtinës”, tha ai për K2.0. “[sistemi] është duke funksionuar dhe kjo kompani është duke mbikëqyrur dhe asistuar aty ku ka probleme. Kjo formë e shtrirjes do të vazhdojë edhe në QKUK, dhe në zonën e Prizrenit. Krejt kjo parasheh që të trajnohen diku rreth 5,000p punëtorë shëndetësorë, që do të jenë përdorues të sistemit informativ. Ne kemi filluar  me shtrirjen e Hardverit edhe në 70 përqind të zonave tjera”.

Pa ndryshime të shpejta

Megjithatë Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor publik në Kosovë, nuk është e gatshme t’i hyjë sfidës së sigurimëve shëndetësore dhe një gjë të tillë vazhdimisht në paraqitje publike e ka thënë drejtori i këtij institucioni, Curr Gjocaj. Për të filluar përgatitjën për të dhënë këto shërbime, ky institucion ka bërë një listë me mungesat pa të cilat nuk guxojnë të fillojnë zbatimin e këtij ligji; sipas drejtorit, kosto e financimit të pajisjeve dhe investimeve tjera për funksionalizimin e ligjit është 42 milion euro, por nuk janë ndarë fonde shtesë.

Ministria pret që 50 deri në 60 milion euro të mblidhen nga premiumet në vitin e parë të mbledhjes së premiumeve. “Kjo do të jetë buxhet shtesë për sistemin shëndetësor dhe me kalimin e kohës, dhe pengesave që i ceka edhe më lartë, mendoj se vlera e këtij buxheti të jetë më e madhe”, shpjegoi Rrahmani, duke shtuar se premiumët fillimisht do të mblidhen vetëm nga punëtorët e institucioneve shtetërore.

Megjithatë, ky buxhet nuk do të kthehet në shërbime për qytetarët menjëherë, dhe nevojitet kohë për t’u bërë përmirësimet në qasje të shërbimeve shëndetësore. “Po planifikojmë, po punojmë në fakt, [për të vendosur] se cilat grupe do të jenë përfituesit e parë nga skema e sigurimeve shëndetësore”, tha Rrahmani. “Po vlerësojmë [se] a mund të jenë ata pensionerët, apo grupet e caktuara të të sëmurëve. Ky është një vlerësim që po përgatitet nga ekspertët dhe në fillimisht do të fillojmë të ju ofrojmë shërbime më te mira shëndetësore, apo respektivisht rimbursimin e barnave”.

Por përderisa mbledhja e premiumëve në teori do të nis pas dy muajve, ende ka më shumë pyetje se përgjigje sa i përket skemës së re të sigurimeve shëndetësore.K