S`fundmi | Bursa për Gazetari

Festimi i gazetarisë për të drejtat e njeriut

Nga - 03.12.2019

Nis cikli i dytë i Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut.

Jemi të lumtur të njoftojmë se K2.0 do të shënojë Ditën e të Drejtave të Njeriut (e Martë, 10 Dhjetor) duke publikuar artikujt e parë nga Bursa e Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut  të këtij viti.

Programi ynë i Bursës, i cili mbështetet nga BE-ja dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL) dhe Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), tani është në vitin e dytë ndërsa synojmë të mbështesim dhe fuqizojmë gazetarët në Kosovë që të kryejnë hulumtime dhe raportime të thelluara për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut e që lihen të paeksploruara, të heshtura apo thjesht injorohen.

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut do të publikojmë storjet e para thelbësore nga programi i këtij viti, duke sjellë një perspektivë më të gjerë për çështjet që raportohen shumë pak te publiku. Duke eksploruar tema nga shëndeti mendor dhe bulizmi në shkollë deri te mungesa e mundësive për punësim dhe arsimim për gratë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, duam të fillojmë diskutime mes qytetarëve dhe institucioneve rreth ndërmarrjes së veprimeve për adresimin e çështjeve themelore që ndikojnë thellësisht në jetën e njerëzve.

Këtë vit e kemi zgjeruar formatin e tregimeve tona të Bursës, duke përfshirë më shumë përmbajtje vizuale dhe multimediale se më parë. Dy nga artikujt do të jenë storje të fotografive të detajuara, dhe dy video-dokumentarë të shkurtër.

Ngjarja lansuese do të fillojë me fjalët hyrëse dhe komentet për rolin kritik të gazetarisë për të drejtat e njeriut në shekullin XXI dhe do të vazhdojë me prezantimin e shkurtër të storjeve nga disa prej redaktorëve të përfshirë në proces:

  • Besa Luci – Kryeredaktore e K2.0
  • Hillen Francke – Zëvendës-shefe e Seksionit për Bashkëpunim në Zyren e BE-së
  • Taulant Hoxha – Drejtor Ekzekutiv në KCSF
  • Artan Mustafa – Redaktor në Programin e Bursës
  • Ferdi Limani – Redaktor në Programin e Bursës

Pas kësaj, do të ketë një koktej ku të ftuarit dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë më tej për temat që janë ngritur si dhe për hapat që mund t’i ndërmarrim të gjithë për të ngritur vetëdijen dhe veprimet në të ardhmen.

Ju ftojmë të na bashkoheni në lansimin e artikujve të këtij viti të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut më 10 Dhjetor, nga ora 18:00, në Hub 2.0. K

Programi i bursës së gazetarisë mundësohet nga mbështetja financiare e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe është bashkëfinancuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, i financuar nga Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe nga National Endowment for Democracy (NED).