Pikëpamje | Liria e Medias

Gazetaria e pavarur është nën kërcënim

Nga - 04.05.2022

Nëpër rajonin tonë, gazetaria kritike dhe e pavarur po ballafaqohet me vështirësi. Lista e sfidave është e gjatë. Qeveritë ushtrojnë ndikim të madh mbi transmetuesit publikë dhe po zbatojnë legjislacionin që i kufizon liritë e medias. 

Shumë media komerciale funksionojnë në baza partiake dhe e mjegullojnë kufirin në mes të faktit dhe opinionit. Përballë modeleve financiare të paqëndrueshme për mediat e pavarura, gazetaria e klikimeve jo vetëm që po bëhet praktika mbizotëruese, por çdo herë e më shumë, po bëhet opsioni i vetëm. Narrativat sipërfaqësore dhe senzacionale që keqinterpretojnë realitetet komplekse të grupeve të ndryshme përfundojnë duke u dhënë edhe më shumë jetë pabarazive dhe duke thelluar ndarjet në shoqëri. Kurse gazetarët që zgjedhin rrugën profesionale shpesh gjenden duke punuar në ambiente të pasigurta.

Ky kontekst jep pamje të zymtë. Por në K2.0 vendosëm t’i shikojmë disa nga këto sfida jo prej prizmit të fatkeqësisë dhe zymtësisë, por përmes humorit të errët. Prandaj, gjatë javëve të kaluara, para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, publikuam ilustrime vizatimore të Arif Muharremit në faqet e rrjeteve tona sociale, të cilat vunë në pah disa nga sfidat dhe keqtrajtimet me të cilat përballen gazetarët në të gjithë rajonin. Duke qenë se është e rëndësishme të kthehet vëmendja tek pengesat me të cilat përballen profesionistët e medias, ndoshta më së miri është që kjo të bëhet me një dozë humori vetëkritik.

Këtu janë disa nga ilustrimet që i publikuam gjatë muajit të kaluar, të gjitha në një vend.

Programi rajonal QËNDRUESHMËRIA: Aksioni i shoqërisë civile për të riafirmuar lirinë e medias dhe luftën kundër dezinformimit dhe propagandës urryese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi zbatohet me përkrahjen e Bashkimit Evropian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevë, Kosovo 2.0, Instituti i Medias i Malit të Zi, Instituti Maqedonas për Media, Shkolla e Novi Sadit për Gazetari, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e saj i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Pse kjo klauzolë?