
Gëzim Krasniqi: “Pas tragjedisë populiste në Evropë, e majta e ka momentin ideal”
K2.0 ka biseduar me sociologun politik rreth ndërrimit të peisazhit politik në Ballkan, Evropë dhe botë.
|2018.12.26
|
"Strategjia populiste më e mirë që e ka përdorur dikush në këtë rajon është ajo e Milošević-it. Ai sot kryesisht studiohet si lider nacionalist, por në thelb ka qenë një rast par excellence i një politikani populist".
"Orbani është shembulli më i keq që BE-ja mund ta jap për Ballkanin dhe për politikanët e korruptuar në Ballkan".
"Pasiguria në BE më shumë vjen prej pamundësisë të menaxhimit të zërave kritikë brenda BE-së sesa si pasojë e largimit të Britanisë së Madhe".
"Aq sa është problematik tolerimi që i është bërë Serbisë, po aq është edhe tolerimi që i është bërë pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën e që është dimensioni i dytë i kontestimit të projektit evropian në Kosovë".
"BE-ja e ka pasur një raport të shpërfilljes totale të Kosovës si aktor politik".

Fitim Salihu
Fitim Salihu është ish gazetar i stafit të K2.0, i cili shkruan kryesisht për politikë dhe qeverisje. Fitimi ka kryer studimet për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.