
#7 Migrimi
Ky numër i Kosovo 2.0 shqyrton se si migrimi, qoftë i punëtorëve jashtë vendit, refugjatëve apo migrantëve ekonomikë bashkëkohorë, formëson identitetin, shtëpinë dhe përkatësinë. Duke i kushtuar kujdes strukturave politike dhe shoqërore që përcaktojnë kush mund dhe kush nuk mund të lëvizë, “Migrimi” paraqet rrëfime personale të kosovarëve përgjatë brezave, nga punëtorët mysafir nën Jugosllavi, refugjatët e periudhës së luftës dhe të rinjtë e sotëm, shoqëruar me një analizë më të zgjeruar rreth të drejtave dhe politikave të migrimit.
Të qenit nga Kosova na ofron këndvështrim të fuqishëm rreth asaj se si ndodh migrimi, si zbulohet dhe paketohet e shpaketohet vazhdimisht.

Besa Luci
Besa Luci është kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e K2.0. Besa ka kryer studimet master në drejtimin e shkrimit gazetaresk dhe për revista në Shkollën e Gazetarisë të Universitetit të Missouri-t në Columbia, SHBA.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.