S`fundmi | K2.0

Mundësi e re për praktikë në K2.0

Nga - 08.07.2019

Pozitë me gjysëm orari e paguar: Praktikant/e Vizual/e.

K2.0 e ka një pozitë të re të praktikës për një ilustrues/e kreativ/e dhe ambicioz/e që kërkon përvojë pune. 

Ne kemi krijuar një pozitë praktike të re që paguhet, dhe reflekton punën tonë gjithnjë më të gjerë. Praktikanti/ja i/e ri/re do të punojë për 6 muaj me gjysëm orari në zyret tona në Prishtinë si anëtar/e i/e çmuar e ekipit të K2.0.

Praktikanti/ja Vizual/e do të punojë brenda departamentit tonë vizual dhe multimedial i cili është gjithnjë në rritje. Jemi duke kërkuar një ilustrues/e të talentuar për të punuar përkrah fotografëve dhe producentëve të videove për të na ndihmuar t’i ngjallim përmbajtjet dinamike të redaksisë së K2.0.

Nëse jeni person i ri kreativ, profesional, i shkathët, i gjindshëm, me dëshirë për të punuar dhe në fillet e karierës, duam të dëgjojmë prej juve!

Praktikant/e Vizual/e

Orari: Gjysëm orar

Lokacioni: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E Diel, 14 korrik, 2019

Data e fillimit të punës: E Hënë, 22 korrik

 

Përgjegjësitë:

– Ilustrimi i imazheve për blogje, pikëpamje, reportazhe, ngjarje dhe detyra tjera që i cakton Redaktorja Menaxhuese.

– Bashkëpunimi i afërt me ekipin multimedial për prodhim dhe bashkëveprimi me redaktorët, autorët dhe dizajnerët;

– Kryerja e hulumtimeve relevante dhe prodhimi i ideve;

– Përgatitja e drafteve të përafërta dhe finale sipas kërkesave dhe përgatitja e skicave të përafërta për miratim;

– Garantimi i arritjes së standardeve të kualitetit për ilustrimet e shtypura;

– Prodhimi i ideve, modeleve dhe stileve të reja me ekipin e dizajnit;

– Mësimi dhe përdorimi i programeve kompjuterike dhe teknikave të reja të dizajnit;

Kërkesat dhe kualifikimet

– Përvoja e dëshmuar si Ilustrues/e, Dizajner/e Grafik/e apo një rol i ngjashëm;

– Portfolio e dëshmuar me ilustrime të kryera;

– Përvojë praktike me programe kompjuterike të dizajnit;

– Njohuri të gjërë me redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale, si Photoshop, Indesign dhe Adobe Illustrator;

– Aftësi të vizatimit me vëmendje për hollësi (me dorë dhe me stilolaps digjital);

– Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;

– Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.

Për të aplikuar ju lutem klikoni butonin Apliko“, deri të dielën, më 14 Korrik, 2019.K

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.