S`fundmi | Kulturë

My.Kali : Njё zё flet

Nga - 05.07.2019

Revista e Khalid Abdel-Hadi-t ekziston nё njё ekuilibёr delikat.

Nё vitin 2006, Khalid Abdel-Hadi tashmё po shkruante gjithё zell dhe artikujt vazhdimisht po i dёrgonte nёpёr revista tё ndryshme pёr publikim. Por tё riun nga Amani e refuzonin pёr shkak tё moshёs – ishte vetёm 16 vjeç.

Ishte kohё kur i duhej tё gёrmonte thellё nё internet pёr tё gjetur artikuj rreth gjinisё, identitetit dhe seksualitetit. Dhe ndjeu nevojё ta shprehte vetveten, nevojё qё shpejt do tё transferohej nё njёrёn nga revistat e para nё botёn arabe qё merrej me personat dhe çёshtjet LGBT.

Pas shumё refuzimeve, vendosi t’i merrte punёt nё dorёn e vet.

“Varja, do ta hap revistёn time,” kujton Abdel-Hadi vendimin e vet javёn e kaluar nё K2.0, ku ishte mysafir i edicionit tonё mё tё fundit tё Volume UP. Nё njё bisedё me Cristina Marí tё K2.0 dhe me publikun, foli si e themeloi revistёn, si dhe rreth pёrmbajtjes e rёndёsisё pёr komunitetin queer dhe tё tjerat mё pak tё dukshme e tё heshtura nёpёr vendet arabe.

Nё vitin 2007 Abdel-Hadi, atёherё 17-vjeçar, nxori edicionin e parё online tё My.Kali me disa shokё, duke dashur qё tё linin gjurmё tё zёrave tё tyre. My.Kali u publikua fillimisht nё anglisht, dhe nuk synonte famё. Megjithatё, shpejt e arriti njё nivel tё famёs sё keqe qё themeluesit nuk e kishin parashikuar.

Abdel-Hadi mё vonё e kuptoi se kjo kontraversё e krijuar nga media u pёrdor dhe u politizua pёr qёllime zgjedhore nga partitё politike.

Abdel-Hadi shfaqej nё kopertinёn e edicionit tё parё tё My.Kali, dhe brenda njё periudhe tё shkurtёr pas festimit privat tё lansimit, emri i tij ndodhej nёpёr tё gjitha mediat tabloide tё Jordanisё.

Duke e shquar si themeluesin “gej” tё asaj qё prezantohej si “Revista e parё arabe LGBT”, raportimet pёr tё dhe My.Kali tёrhoqёn vёmendjen e publikut pak para zgjedhjeve parlamentare nё Jordani. Mediat sensacionaliste pёrdorёn forma tё ndryshme, qё nga turbullimi i fytyrёs sё Abdel-Hadi-t e deri te quajtja e fotos “pornografi gej”.

“[Ndёrsa] e shpёrndanim privatisht nёpёr internet, ata [media] e nxorёn njё tallje mbi ‘revolucionin tё pederastёve’ dhe ‘konferencёn pёr njerёzit LGBT nё Jordani,” thotё Abdel-Hadi. “Pra, kёshtu disi ishin kryetitujt. Dhe fotoja e kopertinёs ishte aty. Ne nuk kishim hapёsirё tё pёrgjigjeshim, sepse rrjetet sociale pothuajse nuk ekzistonin nё vitin 2007”. 

Abdel-Hadi flet rreth My.Kali nё Volume UP nё  K2.0. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Abdel-Hadi mё vonё e kuptoi si kjo kontraversё e krijuar nga media u pёrdor dhe u politizua pёr qёllime zgjedhore nga partitё politike, tё cilat garonin se cila do tё ishte mё e pёrshtatshme pёr ta “çrrёnjosur kёtё lloj mentaliteti nё Jordani,” tha ai.

“Nuk kishte asnjё platformё arabe tё gatshme qё tё shkruante pёr homoseksualitetin, veçanёrisht pёr komunitetin LGBT, nё mёnyrё neutrale dhe objektive,” thotё ai. Prandaj ishin vetёm ata. Kundёr nesh. Dhe ne nuk u pёrgjigjeshim dot.”

Por e gjithё kjo zhurmё dhe fillim i ngathtё nuk e ndikuan tё ardhmen e revistёs. Dalёngadalё, ajo u kthye nё hapёsirё tё rёndёsishme pёr t’i diskutuar gjininё, seksualitetin dhe (post)kolonianizmin.

“Ёshtё njё zё pёr drejtёsi sociale nё shoqёri diskriminuese,” shkruhet nё pёrshkrimin e revistёs. “My.Kali mbёshtetet mbi konceptin se stereotipet kulturore burojnё nga faktorё tё panumёrt dhe diskurse tё krijuara e tё imponuara pёrditё. My.Kali i adreson kёto stereotipe pёrmes artikujve qё tё pёrfshijnё vizualisht dhe komentimeve shoqёrore me njё shije vendore e rajonale.”

Ekipi i My.Kali mundohet ta shfaqё diversitetin dhe tё luftojё kundёr formave shtypёse pёrmes artit dhe inovacionit pamor. Njё numёr i madh blogerёsh, shkrimtarёsh, fotografёsh dhe artistёsh tё tjerё nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore mblidhen pёr tё shkruar mbi individёt mё pak tё dukshёm nё skenat qendrore, rajonale, tё pop-kulturёs dhe nёntokёs, duke synuar tё paraqesin koncepte tё reja artistike dhe politike dhe tё jenё pёrfshirёs, pavarёsisht prej identitetit.

Zakonisht, botimet  e revistёs pёrqendrohen rreth njё teme tё caktuar. Nё Volume UP, Abdel-Hadi pohon se njё temё e vetme mund tё trajtohet prej kёndvёshtrimeve tё ndryshme.

“Pёr shembull, zёri. Kur e thua fjalёn ‘zё’, ka kaq shumё pёrkufizime e pёrmasa,” thotё ai. “Sa herё e pёrmendnim ndonjё temё tё caktuar qё do ta shqyrtonim pёr botimin e radhёs, shumё njerёz do tё kishin njё interesim nё kёtё lloj aspekti. Nёse dikush kishte interesim nё çёshtjen e zёrit, thoshte ‘ide e mirё, dua tё shkruaj pёr kёtё publikim’.”

Abdel-Hadi me ekipin i kushtojnё shumё rёndёsi se kё vendosin nё kopertinё, duke u munduar tё paraqesin individё tё ndryshёm, jo domosdosshmёrisht tё njohur pёr shoqёrinё.

Njё vёshtrim i kopertinave tё My.Kali tregon zёrat dhe sfondet e ndryshme qё gjejnё vend nё revistё: publikimi i shtatorit 2009 paraqet modelin sirian Ammar; botimi i shkurtit 2012 paraqet kёngёtaren jordaneze Rania Kurdi; botimi i marsit/prillit 2015 paraqet njё grua transseksuale tё Jordanisё tё quajtur Sarab.

“Ka njёfarё ekskluziviteti se kush shfaqet nё kopertinё. Ne e vendosim,” thotё ai. “Dhe donim tё prodhonim kopertina e t’ua jepnim artistёve, aktoreve… dhe individёve, tregimet e tё cilёve mund tё kenё ndikim nё shoqёri.”

Abdel-Hadi pёrpiqet tё diskutojё edhe rreth efekteve tё kolonializmit pёrmes My.Kali.

Njё kopertinё qё sidomos bie nё sy, paraqet tё riun e quajtur Rashed, njё transseksual qё kishte operuar gjinjtё nё Jordani. Portreti e jep atё gjysmё tё zhveshur, duke i shfaqur plagёt nga operacioni.

“E menduam tregimin e tij si pozitiv e qё meritonte tё njihej,” tha ai. “Nuk ёshtё fytyrё publike, as influencues, por person i zakonshёm. Nuk ka ndonjё platformё tё caktuar, por ka tregimin e vet.”

Rashed ёshtё transseksual nё Jordani qё ka hequr gjinjtё me operacion, i shfaqur nё
kopertinёn e My.Kali Foto nga My.Kali.

Abdel-Hadi pёrpiqet tё diskutojё rreth efekteve tё kolonializmit pёrmes My.Kali duke tematizuar çёshtje si etiketimi, pёrdorimi i terminologjisё perёndimore, komunitetet e prekura queer dhe jobinare nё botёn arabe.

“Sidomos nё rajon, nuk kishte terminologji pёr LGBT nё atё kuptim… etiketohej thjesht si ‘seksualitet’. Ne nuk thoshim ‘kjo ёshtё ajo…’ Kjo disi u imponua,” shpjegon ai. “Prandaj, kur flasim pёr kёto gjёra, e kuptojmё rrjedhojёn dhe si po e dekonstruktojmё, si po mundohemi t’i ikim kёsaj tani. Dhe ёshtё vazhdimisht pjesё e tё kuptuarit dhe e bisedёs sonё”.

Ai tha se ёshtё kjo terminologji perёndimore qё i ka shtuar benzinё sulmeve kundёr komunitetit queer nё Lindjen e Mesme.

“E dёgjon tёrё kohёn, kur popujt e Lindjes sё Mesme flasin pёr homoseksualitetin sikur tё ishte veç njё ide nga Perёndimi. ‘Ata [perёndimi] kanё njё agjendё. Atё na e kanё sjellё neve’,” tallet ai. “Kur flasin kёshtu, tingёllon histerike. Nuk tingёllon mirё. Por, nё tё njёjtёn kohё, kjo lloj ideologjie vjen prej etiketimit.”

Njё dekadё pas lidhjes sё komuniteteve queer dhe jobinare nё mbarё botёn arabe dhe ballafaqimeve me kёrcёnime tё vazhdueshme, Abdel-Hadi me shokёt vendosёn ta zgjeronin ndikimin e tyre. Nё vitin 2016, My.Kali pati publikimin e parё nё gjuhёn arabe.

Nё njё intervistё, Abdel-Hadi tha se ky vendim i mirёmenduar u mor pёr ta mbёrritur njё audiencё shumё mё tё madhe, qё nuk kufizohet vetёm te mё tё shkolluarit e shoqёrisё qё flasin anglisht.

Edicioni i parё nё gjuhёn arabe, maj/qeshor 2016, pati numёr tё paparё tё lexuesve, çka e shtyu qeverinё e Jordanisё t’ua bllokonte uebfaqen.

Fushata e opozitёs kundёr publikimit arriti kulmin kur njёra nga deputetet e pozitёs, Dima Tahbub, shprehu deklarime tё vazhdueshme homofobike kundёr My.Kali. Revista pёrfundimisht e publikoi njё letёr tё hapur si pёrgjigje ndaj deklaratave tё deputetes. 

Pёrgjatё viteve, My.Kali ka ofruar njё hapёsirё tё vlefshme pёr diskutim, sidomos pёr njerёzit queer besimtarё, siç janё muslimanёt dhe tё krishterёt queer.

Letra e adresonte rrezikun e shpёrndarjes sё urrejtjes ndaj minoriteteve shoqёrore, pёrgjegjёsinё qё vinte me tё qenёt deputet dhe nevojёn pёr t’i dёgjuar e respektuar ata qё dallojnё nga ti dhe ajo qё ti pёrfaqёson,” tha Abdel-Hadi nё njё intervistё mё 2017.

Nё K2.0 Abdel-Hadi tha se pёr politikёn redaktoriale tё My.Kali ёshtё jetike qё tё prodhojё pёrmbajtje qё tёrheq paralele edhe ndaj individёve qё identifikohen brenda kornizёs binare, si cisgender (qё identifikojnё gjininё me seksin e lindjes) dhe heteroseksualёt.

“Pra mundohemi sa ma shumё qё tё mos e bёjmё publikimin tepёr intimidues pёr njerёzit qё nuk identifikohen si LGBT, qё tё mos mendojnё ‘kjo uebfaqe nuk qenka pёr mua’”, tha ai.

Pёrgjatё viteve, My.Kali ka ofruar njё hapёsirё tё vlefshme pёr diskutim, sidomos pёr njerёzit queer besimtarё, siç janё muslimanёt dhe tё krishterёt queer. Platforma mundёsoi tё zhvillohej njё bisedё qё shumё vёshtirё mundёsohej gjetiu nёpёr botёn arabe, si pёr shembull, diskutimi rreth bashkekzistimit sё fesё dhe tё seksualitetit.

Nё vitin 2016, sheiku Khalaf Yousef e pranoi se ishte homoseksual nё njё video nё Youtube qё u bё virale. Nё atё kohё, ishte nё martesёn e dytё me njё grua. Pas njё reagimi tё ashpёr nga ministria e Jordanisё dhe familja e tij, u largua nga vendi pёr hir tё sigurisё sё vet. Ai e pёrmendi kopertinёn e My.Kali me Abdel-Hadin si arsyen pёrfundimtare pёr vendimin qё tё dilte haptazi.

Intervista pёr My.Kali nё tё cilёn Yousef e diskuton lidhjen e tij me familjen dhe fenё u bё njёri nga artikujt mё tё lexuar nё edicionin nё arabisht. Ky lloj i ndikimit nё jetёt e njerёzve ёshtё ajo qё My.Kali dhe Abdel-Hadi kanё pёr qёllim ta arrijnё.K

Foto kryesore: marrё nga My.Kali