S`fundmi | Art

Ndërveprimi me hapësirat publike përmes ndërhyrjeve artistike

Nga - 28.03.2020

Për t’ua ofruar një platformë artistëve të rinj, Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizoi rezidencën artistike “Infrared”, e cila angazhohet me çështjet vendëse të shoqërisë kosovare dhe i shndërron në ekspozitë. Ekspozita e këtij edicioni me titullin “Additions” (“Shtesat”) ka për kuratore Blerta Hoçinë dhe është orvatje e artistëve pjesëmarrës për t’u angazhuar në lagjet e tyre dhe hapësirat e tjera publike. Gjashtë artistët shfaqën veprat e tyre në dyqane e ndërtesa, duke i shndërruar ato përkohësisht në galeri jokonvencionale dhe duke i shkrirë rrëfimet personale me sferën publike.

Imazhi i ballinës: Trëndelinë Halili / K2.0.