S`fundmi | Shqipëria

Një udhëtim nëpër lumin e rrezikuar të Vjosës

Nga - 13.05.2022

Dhe nëpër veprimin mjedisor në të gjithë rajonin.

I papenguar, lumi Vjosa rrjedh për 272 kilometra prej maleve të Greqisë veriore, nëpërmes Shqipërisë Jugore për në detin Adriatik. Rrjedhat e tij zigzage, të pa ndalura prej digave, janë të lira të shkojnë lehtazi apo të tërbohen në përrenj, varësisht nga stina. Lumenjtë e egër janë jashtëzakonisht të rrallë, posaçërisht në Evropë, ku shkencëtarët dhe OJQ-të mjedisore shpesh i referohen Vjosës si i fundit i kontinentit.

Më 26 janar të vitit 2022, qeveria shqiptare shpalli krijimin e një “Parku Natyror” përgjatë gjithë Vjosës, si reagim ndaj fushatave dhe peticioneve të vazhdueshme të aktivistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Por së fundmi, një udhëtim përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit, nga kufiri grek deri në deltën e Adriatikut, nxori në pah se banorët që jetojnë përgjatë lumit kanë diçka tjetër për të thënë rreth kësaj çështjeje dhe se kërcënimet ndaj lumit vazhdojnë. Artikulli ynë i fundit rreth kësaj çështjeje hulumton më thellë për atë se si skema e qeverisë për mbrojtjen e natyrës doli të mos ishte ashtu siç dukej; statusi “park natyror” nuk do ta pengonte qeverinë që t’i vazhdojë planet e saj për hidrocentralet.

Pas botimit të artikullit tonë multimedial për Vjosën, ju ftojmë të na bashkoheni në një diskutim për ta shtjelluar edhe më tej këtë çështje të rëndësishme. Do t’i diskutojmë karakteristikat e lumit Vjosa, si dhe aktivizmin e ngjashëm mjedisor kundër digave të vogla hidroenergjetike në Kosovë dhe në rajon. Së bashku do t’i hedhim një sy, në format të zgjeruar, disa prej videove të shkurtra kinematografike të Luginës së Vjosës dhe banorëve të saj që ishin pjesë e artikullit.

Diskutimi do të moderohet nga redaktori i lartë i K2.0, Daniel Petrick, i cili do të bisedojë me:

Do të ketë përkthim në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Imazhi i ballinës: Isaac Eastgate / K2.0.

Ky diskutim mbështetet nga “Trusti Ballkanik për Demokracinë”, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Opinionet e shprehura në këtë diskutim nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, apo partnerëve.

Pse kjo klauzolë?