Nevoja për reformim të sistemit pensional në Kosovë është pjesë e debatit publik tash e sa kohë. Së fundmi, kjo temë u rikthye në diskutim me vendimin e qeverisë Kurti për rritjen e të gjitha pensioneve në 100 euro. Por, rritja e fundit i prek vetëm 4 kategori brenda një sistemi pensional ku përfitojnë mbi 20 kategori personash direkt nga buxheti shtetëror. Të gjitha kategoritë e tjera përfitojnë më shumë.
Disa nga kritikat kryesore kur flitet për mënyrën së si është ndërtuar ky sistem gjatë viteve përfshijnë vijën ndarëse të paqartë midis pensionit dhe asistencës sociale, zbrazëtirat ligjore që lejojnë diskriminin e grupeve të ndryshme shoqërore, sistemin lehtësisht të manipulueshëm, e deri te rëndimi i buxhetit shtetëror.
Në këtë video-shpjeguese, K2.0 shqyrton aspektet e sistemit pensional që kanë sjellë nevojën për reformim.
Shënim i redaksisë (1 prill 2022): Në versionin origjinal të kësaj videoje shpjeguese, ishte dhënë informata e pasaktë që “Një skemë tjetër që shpeshhherë vihet në diskutim është edhe ajo që i synon personat të cilët kanë kontribuar në sistemin pensional të Jugosllavisë, por që për shkak të luftës në Kosovë, shënimet e kontributeve të tyre janë shkatërruar. Ata që mund të dëshmojnë se kanë kontribuuar në sistemin pensional së paku 15 vite para vitit 1999, marrin pension prej 200 deri në 400 euro.” Tani ky informacion është korrigjuar pasi shuma e pensionit për kategori është 182 deri në 265 euro.
Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qytetarë Angazhohuni”, që realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Kjo video u mundësua me mbështetjen e Fondit të Vëllezërve Rockefeller (Rockefeller Brothers Fund). Opinionet dhe pikëpamjet e autorëve nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Fondit.
Pse kjo klauzolë?