Ideja e shtypjes së votës është përmendur shumë herë në ciklet e shkuara zgjedhore. Është koncept që nuk ka kumbuar shumë në debatet publike në Kosovë deri në vitin 2021. Një ndryshim në procesin e verifikimit të votuesve prej jashtë vendit pezmatoi shumë aktivistët e diasporës. Ata kanë akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka vendosur mekanizma që ndërlikojnë procesin e votimit, duke ua vështirësuar njerëzve votimin.
Ndonëse diskutimi për shtypjen e votës në Kosovë është i vonshëm, ai nuk është edhe i ri në disa shtete të mëdha. Për shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtypja e votës është çështje e madhe për avokatët e të drejtave për votim. Këta avokatë punojnë për t’i identifikuar dhe për t’i përcaktuar format e shtypjes së votës në mënyrë që të vendosen politika të reja për t’i goditur të metat e sistemit. Të kuptohet se kush ndikohet nga shtypja e votës dhe mënyra se si ajo ndodh është kyçe që të kërkohet rol aktiv nga institucionet përgjegjëse për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor.
Përmes kësaj videoje vëmë në kontekst shtypjen e votës në zgjedhjet e kaluara në Kosovë. Shohim se si sistemi zhgënjen votuesit që duan t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ushtrojnë të drejtën për votim të fshehtë, të lirë dhe të pavarur.K
Hulumtimi dhe tekti: Cristina Marí
Redaktimi: Besa Luci
Narracioni: Iliriana Banjska
Përkthimi: Plator Gashi
Kamera dhe montazh: Matko Bulent
Dizajni dhe animacioni: Dina Hajrullahu
Zëri: Studio 11
Foto arkiv: AEAG – twitter.com/aeagch
Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘’Angazhimi qytetar’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian.