Konteksti Podcast | Protesta

Të protestosh gjatë pandemisë — valë e re pasigurish?

Nga - 30.09.2020

A mund të konsiderohet ligji anti-Covid edhe si shkelje e të drejtës qytetare për protestë?

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, liria e lëvizjes dhe tubimet publike janë kufizuar në mënyra të ndryshme, varësisht prej situatës epidemiologjike ose prej vendimeve të qeverisë. Së fundi, me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 të aprovuar në gusht, si duket institucionet kanë lënë shumë hapësirë për interpretim në atë se si rregullohen, apo edhe a ndalohen e a lejohen tubimet publike. Përveç kësaj, vetë Ligji për Tubime Publike, i cili nuk është përditësuar prej vitit 2009, ka disa mangësi sa i përket të drejtës për protestë.

Në këtë episod të Kontekstit, kryeredaktorja e K2.0 Besa Luci bisedon me avokaten Rina Kika dhe hulumtuesin e Institutit GAP Jeton Mehmeti rreth zbrazëtirave ligjore, standardeve të dyfishta, dhe të drejtën fundamentale për të përdorur protestën si mjet për të shprehur pakënaqësitë e kundërshtitë qytetare.K

 

 

 

Ky podcast është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian.