S`fundmi | Aktivizmi

THIRRJE PËR APLIKIME: LOKOMOTIVA — Cikli II

Nga - 29.07.2020

LOKOMOTIVA: NGASIM PËRPARA DREJT NDRYSHIMIT

Jemi të lumtur të prezantojmë ciklin e dytë të programit Lokomotiva përmes të cilit ofrojmë një hapësirë të përbashkët për të rinj entuziastë nga të gjitha gjinitë dhe prapavijat që kanë vullnet të gjurmojnë ide të reja dhe në mënyrë konstruktive të sfidojnë narrativat e rrënjosura rreth identiteteve shoqërore, përmes formateve dhe mjeteve të shumta mediale që përfshijnë filmat, blogimin, muzikën, për të përmendur disa. K2.0 fton të rinjtë entuziastë për ndryshim që të bëhen pjesë e një përvoje dhe ambienti të mrekullueshëm mësimi duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje.  

Kjo mundësi mësimi praktik synon të nxisë të menduarit kritik dhe të inspirojë aktivizëm rreth çështjeve të ndërlidhura me gjininë, etninë, religjionin dhe racën. Më e rëndësishmja, programi ka për qëllim t’i pajisë pjesëmarrësit me mjetet e nevojshme për të bërë ndryshime pozitive. Si i tillë, programi nënkupton përvojë gjashtë-mujore dinamike dhe shumëdimensionale të të mësuarit, gjatë së cilës pjesëmarrësve u ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme për hulumtim të ideve të reja, si dhe një hapësirë shoqërimi, pune, argëtimi me bashkëmoshatarë dhe veprimi!    

Faza e parë e programit — Njoftimi:

Ky rrugëtim fillon me një kamp online që do të mbahet në shtator, gjatë së cilit të gjithë 30 pjesëmarrësit e përzgjedhur dhe ndërmjetësuesit me përvojë do të takohen virtualisht për katër ditë, për t’u njoftuar me programin dhe njëri-tjetrin, si dhe për të fituar një pasqyrë të përgjithshme rreth ndërthurjes në mes të gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës.

Pas kampit, pjesëmarrësit do të formojnë ekipet me të cilat do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre të Lokomotivës. Secili ekip do të ketë një nga katër temat kryesore të programit: gjinia, etnia, religjioni dhe raca — varësisht nga fushat e interesit.   

Faza e dytë e programit — Ndërtimi i kapaciteteve:

Përgjatë fazës së dytë të këtyre gjashtë muajve do të mbahen katër diskutime të hapura rreth temave të lartpërmendura. Anëtarët e Lokomotivës do të kenë mundësi të takohen dhe të diskutojnë për filma, fotografi, muzikë dhe formate të tjera mediale me individë të mirënjohur inspirues që kanë pasur ndikim kuptimplotë në mënyrën se si e perceptojmë botën përreth nesh. Për shkak të zhvillimeve me pandeminë COVID-19, disa nga aktivitetet e programit do të mbahen virtualisht ndërsa të tjerat do të organizohen duke respektuar në mënyrë strikte masat parandaluese të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Jo vetëm kaq! Pas katër diskutimeve të hapura tematike, anëtarët e Lokomotivës do të kenë rastin e çmueshëm të marrin pjesë në shtatë punëtori mbi përdorimin e formateve mediale për ndryshim shoqëror, gjë që është thelbi i misionit të programit. Punëtoritë për fotografi, video, shkrim dhe publikim të tekstit, performanca të artit, muzikë, mjete online për shprehje kreative dhe metoda hulumtuese do t’i përgatisin pjesëmarrësit për fazën e fundit, e cila shënon kulmin e programit — nismat dhe intervenimet në komunitet!

Faza finale e programit — Nismat dhe intervenimet në komunitet:

Pas bisedave kreative dhe punëtorive, në këtë fazë anëtarët e Lokomotivës do të mbështeten në dizajnimin e nismave të tyre duke pranuar financim për realizim të një intervenimi në një fushë të zgjedhur në komunitetet e tyre. Ne presim nga anëtarët e Lokomotivës të jenë kreativë në zgjidhjet që ofrojnë dhe të përkushtuar ndaj nismave që propozojnë! Pas përfundimit të suksesshëm të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pranojnë certifikatat që vlerësojnë kontributin e tyre të rëndësishëm në nismat dhe zgjidhjet e udhëhequra nga komuniteti. Për më tepër, të gjitha shpenzimet e ndërlidhura me programin do të mbulohen nga K2.0.

Me padurim presim të na bashkoheni në Lokomotivë nëse jeni:

  • 18-24 vjeç; 
  • Me vendbanim në Kosovë;
  • Të përkushtuar që aktivisht të angazhoheni në të gjitha fazat e programit gjashtë-mujor;
  • Të gatshëm të sfidoni në mënyrë kritike narrativat rreth gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës;
  • Të interesuar të takoni dhe të punoni për së afërmi me bashkëmoshatarë nga prapavija të ndryshme.
  • Të hapur ndaj ideve dhe mendimeve të reja, dhe me vullnet të punoni në ekipe energjike;
  • Të aftë të identifikoni dhe vlerësoni shqetësimet e komuniteteve tuaja;
  • Të aftë të dizajnoni nisma që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushat që përfshijnë gjininë, etninë, religjionin dhe racën në komunitetin tuaj.

Si të aplikoni:

  1. Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi me së paku 500 fjalë (duke theksuar motivimin tuaj për të marrë pjesë në programin gjashtë-mujor, pritshmëritë tuaja dhe mënyrën se si planifikoni t’i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj — mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni me të vërtetë të bëni ndryshim në komunitetin tuaj pasi me padurim po presim t’ju dëgjojmë) në info@ktwopointzero.com, deri më 31.08.2020.K

Programi Lokomotiva 2.0 mbështetet nga Prince Claus Fund.

  • 31 Aug 2020 - 09:42 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Blendi, Pamë që keni tentuar të aplikoni në programin Lokomotiva përmes pjesës së komenteve në thirrje. Ju lutemi që për programin lokomotiva të aplikoni kësisoji, siç edhe është shpjeguar në thirrje: Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi me së paku 500 fjalë (duke theksuar motivimin tuaj për të marrë pjesë në programin gjashtë-mujor, pritshmëritë tuaja dhe mënyrën se si planifikoni t’i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj — mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni me të vërtetë të bëni ndryshim në komunitetin tuaj pasi me padurim po presim t’ju dëgjojmë) në info@ktwopointzero.com, deri më 31.08.2020. Suksese!

  • 31 Aug 2020 - 09:40 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Edona, Pamë që keni tentuar të aplikoni në programin Lokomotiva përmes pjesës së komenteve në thirrje. Ju lutemi që për programin lokomotiva të aplikoni kësisoji, siç edhe është shpjeguar në thirrje: Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi me së paku 500 fjalë (duke theksuar motivimin tuaj për të marrë pjesë në programin gjashtë-mujor, pritshmëritë tuaja dhe mënyrën se si planifikoni t’i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj — mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni me të vërtetë të bëni ndryshim në komunitetin tuaj pasi me padurim po presim t’ju dëgjojmë) në info@ktwopointzero.com, deri më 31.08.2020. Suksese!

  • 30 Aug 2020 - 20:40 | Blendi Kabashaj:

    Përshëndetje jam Blendi Kabashaj nga komuna e Prizrenit. Më interesoj që të marr pjes në ekipin e juaj Lokomotiva, lexova informacionet dhe me pelqeu po ashtu më la pershtypje që te aplikoj. Kam deshirë të marr një eksperienc të tillë, se mendoj që kam aftësin për ndryshime në komunitete! Jam gjithmon entuzias për bashkpunime me njerëz, të takoj njerëz dhe të punoj me ata.

  • 29 Aug 2020 - 13:32 | edona:

    Pershendetje, Jam Edona Rexhepi Nga Vitia,shpresoj te jem pjes e juaja. Mua me pelqen te jem ne nje ambient me moshatar te mi dhe te degjojm idet e secilit prej tyre pa frik per ardhmerin ton,qellimi im esht qe njeri te flas pa friken e ndokujt te jep ide te reja.Te ket pritshmeti te medha per jeten net te cilen rrethohet per shoqerin qe ka nkrah.Shpersoj qe do flasim per shum gjera bashk.

  • 26 Aug 2020 - 11:45 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Qëndresa, Ju lutemi të aplikoni kësisoji: Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi me së paku 500 fjalë (duke theksuar motivimin tuaj për të marrë pjesë në programin gjashtë-mujor, pritshmëritë tuaja dhe mënyrën se si planifikoni t’i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj — mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni me të vërtetë të bëni ndryshim në komunitetin tuaj pasi me padurim po presim t’ju dëgjojmë) në info@ktwopointzero.com, deri më 31.08.2020. Suksese!

  • 26 Aug 2020 - 11:44 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Bajram, Ju lutemi të aplikoni kësisoji: Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi me së paku 500 fjalë (duke theksuar motivimin tuaj për të marrë pjesë në programin gjashtë-mujor, pritshmëritë tuaja dhe mënyrën se si planifikoni t’i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj — mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni me të vërtetë të bëni ndryshim në komunitetin tuaj pasi me padurim po presim t’ju dëgjojmë) në info@ktwopointzero.com, deri më 31.08.2020. Suksese!

  • 23 Aug 2020 - 12:07 | Bajram:

    Pershendetje jam bajram baliu nga komuna shtime Mendoj qe te jem pjes e Lokamotiva esht mjfatushen e dobishme per mua dhe te tjeret qe do takoj. kam qen vullter te play në klubin e te drejtave të njeriut Gjithashtu kam marr pjes ne disa shfaqje teatrale me tema te ndryshme duke u munduar te percillim mesazhe rreth barazis gjineore te drejtave të njeriut etj.Do mundohet te jem serioz gjat këtyre muajve si dhe te shpreh mendime pozitive dhe idea te nevojshme per grupin në te cilin synojm objektivat tona. Ju uroj një ditë të bukur besoj që do shihemi!

  • 21 Aug 2020 - 13:31 | Qendresa kryeziu:

    Mendimi im eshte se dua ta provoj ket sfide e cila si mu dhe gjith tjert do kemi nje eksperienc me ndryshe me shum gjeraa

KOMENTO