S`fundmi | Personat e pagjetur

Thirrje për oferta të kompanive të produksionit: realizimi i një Dokumentari për Personat e Zhdukur

Nga - 01.06.2021

Kosovo 2.0 hap thirrjen për oferta të kompanive të produksionit për realizimin e një Dokumentari për Personat e Zhdukur.

Ndërsa nga viti 2010, Kosovo 2.0 si një ndër organizatat e para të pavarura mediale me anë të gazetarisë dhe nismave avokuese ka punuar mes tjerash për ta ngritur zërin për të drejtat e njeriut në sfera të ndryshme. Për më shumë se dy dekada, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka qenë në krye të përpjekjeve për ndërtimin e paqës dhe të punës për përtëritjen e dinjitetit të viktimave të kohës së luftës. Meqë më shumë se 1,600 njerëz ende janë të zhdukur nga lufta e fundit, ne jemi bashkuar me ta në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Mobilizimi i mediave dhe organizatave të shoqërisë civile për ta mbështetur të drejtën për informim në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë”, nëpërmjet të cilit synojmë ta rrisim nivelin e ndërgjegjësimit për një plagë të hapur në të kaluarën – dhe të tashmën – e Kosovës.

Duke punuar së bashku, ne duam ta përmirësojmë qasjen në informacione mbi çështjen e njerëzve të zhdukur duke i vendosur familjarët e të zhdukurve në qendër të diskutimit. Duke përdorur hulumtimet e HLCK-së për njerëzit e zhdukur, ne jemi duke prodhuar artikuj (shihni Monografinë “Të Zhdukurit Nër Ne”), video dhe podkaste për të inkurajuar një diskutim të informuar mbi një prej temave më të ndjeshme. Gjithashtu, së bashku jemi duke avokuar për zbatimin e Ligjit për Persona të Zhdukur dhe duke lobuar për përmirësimin e kërkimit për ata që ende janë të zhdukur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe prodhimi i një dokumentari për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë.

Qëllimi i këtij dokumentari është që të vihet në pah aspekti njerëzor i këtyre përvojave, ngjarjet që kanë shkaktuar zhdukjen e njerëzve, hapat nëpër të cilët kanë kaluar familjarët e tyre në kërkim të të zhdukurve gjatë këtyre dy dekadave; të ngrihet niveli i ndërgjegjësimit për këtë çështje dhe të përkujtohen viktimat; dhe t’u mundësohet të afërmve të viktimave të flasin për mendimet dhe ndjenjat e tyre, për problemet me të cilat ballafaqohen.

Fokusi i dokumentarit duhet të jetë te përvojat e njerëzve që kanë familjarë apo të afërm të zhdukur, e jo në punën e institucioneve në lidhje me njerëzit e zhdukur. Për ta realizuar këtë, duhet zgjidhen disa karaktere dhe të përcillen historitë e tyre, të konstruktohen ngjarjet që përbëjnë përvojat e tyrë. Në këtë mënyrë do të avokohet për të drejtën e tyre për informim në lidhje me fatin e të afërmve të zhdukur të tyre.

Dokumentari duhet të jetë 40 minuta i gjatë, dhe shuma maksimale që do të ofrohet për prodhimin e tij është 8,500 euro. 

Ofertat do të shqyrtohen nga një komision vlerësues i përbërë prej pjesëtarëve të ekipeve të dy organizatave partnere në projekt, Kosovo 2.0 dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Pasi ta përgatisni aplikimin e juaj, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet me email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Tenderi me Ref. nr.: 2021/01 – Prodhimi i Dokumentarit- [EMRI I OFERTUESIT]” deri në mesnatë më 29 qershor 2021.

Çdo pyetje rreth aplikimet duhet të dërgohet në info@ktwopointzero.com deri më 22 qershor me subjektin “Tenderi me Ref. nr.: 2021/01 – PYETJE për prodhimin e Dokumentarit – [EMRI I OFERTUESIT]”.

Të gjithë ofertuesit do të njoftohen për statusin e ofertës së tyre përmes emailit.

Për më shumë informata, instruksione dhe formën e aplikimit, klikoni linqet në vijim:

Ky tender është hapur përmes projektit “Mobilizimi i mediave dhe OshC-ve për të mbështetur të drejtën për informim në lidhje me njerëzit e zhdukur në Kosovë”. Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.