S`fundmi | Sporti

Këmbëkryq në majë të botës

Nga - 24.05.2017

Gruaja e parë shqiptare dhe ekspedita e parë e një klubi kosovar që arrinë majën e Malit Everest.

Në vitin 1953, pasi u ngjitën për shtatë javë, Sir Edmund Hillary i Zelandës së Re dhe Sherpa Tenzing Norgay e Nepalit, e arritën majën e lartë 8,848 metra në Malin Everest në 11.30 a.m. me 29 maj.

Sot, 64 vite më vonë, e guximshmja Uta Ibrahimi u ul “këmbëkryq” në majë të botës, dhe u bë gruaja e parë shqiptare që e bëri këtë. Me 22 maj, 2017, në 5:05 në mëngjez, ajo e mbajti lart një shall me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ekspedita e saj u mbështet nga dy shoqata shqiptare të aplinizmit, “Dajti” dhe “Pashtriku”.

Thënia e njohur shqiptare që “ku është një shqiptar, duhet të jetë edhe një tjetër”, ishte e vërtetë edhe në rastin e majës së Malit Everest. Ibrahimi u ndoq nga dy alpinistë tjerë nga Kosova, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, të cilët e arritën majën në një ekspeditë tjetër në po të njejtën ditën. Megjithatë, arritën që ta lajmërojnë ngjitjen e tyre tek të nesërmën.

Mula dhe Hasanramaj gjithashtu shënuan historinë meqë ekspedita e tyre në Malin Everest ishte e para që u organizua nga një klub kosovar – Klubi Alpin Prishtina. Brenda një dite, dy flamuj të Kosovës u valëvitën për herë të parë në majën e Malit Everest, përkrah flamurit shqiptar që kishte arritur aty para pesë viteve.

Gjatë pjesës më të madhe të vitit, erërat në majë arrijnë shpejtësi 160 km/h, intensitet ky që mund t’i rrëzojë alpinistët. Temperaturat kurrë nuk hipin mbi 0 gradë Celsius. Mesataret ditore gjatë verës janë rreth minus 19 gradë Celisus, e gjatë dimrit sillen rreth minus 36. Koha më e mirë për t’u ngjitur në majë është në maj, kur të zbuten erërat dhe të rritet temperatura.

Përveç këtyre, alpinistët u përballën edhe me rreziqe tjera, si morthi ekstrem, rënia në çarje të thella, dhe mundimet që shkaktohen nga lartësitë ekstreme mbidetare, si kokëdhimbje, mendime të turbullta, mungesë gjumi, humbje e apetitit dhe lodhje.

Tre kosovarët tani i pret zbritja, e më pas një udhëtim tre ditor në Everest Base Camp te Lukla Airport në Nepal. Është udhëtim që do ta përmbyll këtë ekskursion historik të cilin, sikur gjatë ngjitjes, do ta ndajnë me shokë e familjar nëpërmjet rrjeteve sociale.K

Feature image: Atdhe Mulla / K2.0.