S`fundmi | Drejtësi

Kërkohet drejtësi për Astrit Deharin me marsh solemn

Nga - 08.11.2016

Ende ka pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e aktivistit të opozitës.

Mijëra njerëz dolën në Prishtinë sot për të marshuar për drejtësi  për Astrit Deharin, i cili ndërroi jetë të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Atmosfera e zymtë  mbretëronte në mesin e turmës së madhe që u mblodh në shi për të nderuar studentin 26 vjeçar të mjekësisë, dhe aktivistin e Vetëvendosjes.

Në ora 12:00, nën tingujt e kambanave të Katedralës “Nëna Terezë”, ata marshuan ngadalë nga kampusi i Universitetit të Prishtinës e deri te Sheshi Skendërbe, ku po priste arkivoli i Deharit, i mbuluar me flamurin shqiptar. Rrethuar prej katër personave të ri të veshur me të zezë, dhe me anëtarë të familjes e anëtarë të lartë të Vetëvendosjes aty pranë, njerëzit një nga një kaluan pranë arkivolit, secili duke u ndalur për një moment për të lënë lule ose për të reflektuar. Varrimi do të mbahet sot pasdite.

Thousands of mourners paid their respects to Astrit Dehari in a solemn ceremony in Prishtina today.

Mijëra qytetarë nderuan Astrit Deharin në një ceremoni solemne në Prishtinë sot.

Prej kur doli lajmi për vdekjen e tij të shtunën pasdite, shumë persona kanë shprehur pikëllimin e tyre; janë mbajtur edhe vigjilje nëpër qyteza e qytete të Kosovës dhe në diasporë gjatë fundjavës.

Megjithatë, ka mbretëruar edhe një atmosferë hutie dhe zemërimi që lidhet me paqartësinë e rrethanave të vdekjes së Deharit. Marshi i sotëm, i udhëhequr prej të rinjve dhe liderëve të Vetëvendosjes, përfshirë Visar Ymerin e Albin Kurtin, u zhvillua prapa banderolës që mbante thjeshtë një fjalë: Drejtësi!

Marchers walked behind a banner reading ‘Justice!’ as questions remain over Astrit Dehari’s death.

Marshuesit ecën prapa një banderole në të cilën shkruante ‘Drejtësi!’, derisa ende ka paqartësi rreth vdekjes së Astrit të Deharit.

Dehari ishte një prej gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes që u arrestuan në gusht në lidhje me një sulm ndaj ndërtesës së qeverisë së Kosovës më herët gjatë ati muaji. Ai ishte mbajtur nën arrest për 68 ditë pa ngritje të akuzës, për dyshime në lidhje me terrorizëm; liderët e opozitës pretendojnë që dënimi i aktivistëve të tyre është veprim me motive politike.

Informata kontradiktore

Në një konferencë për shtyp dje pasdite, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, tha se pas autopsisë, u konfirmua që vdekja e Deharit u shkaktua nga asfiksimi, duke i hedhur poshtë raportet fillestare që vdekja kishte qenë rezultat i overdozës me medikamente. “Si pasojë e vdekjes së tani të ndjerit, Astritit të ndjerë është asfiksia apo mosfrymëmarrja apo pengesat në frymëmarrje”, tha ai për media.

Hoxha tha se prokuroria po vazhdon me hetime shtesë, duke shtuar se aktualisht nuk ka dyshime që dikush tjetër është përfshirë, por se kjo mundësi nuk përjashtohet. “Për momentin nuk ka të dyshuar”, tha ai. “Nëse e gjejmë dikë, [ai person] ka me qenë i dyshum, i paraburgosur dhe në fund ka mu dënu”.

Në paraqitjen për shtyp pranë Hoxhës ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili tha: “Janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme dhe në rast të nevojës një pjesë e tyre do të dërgohen edhe në Angli; ne presim rezultatet preliminare të Instituti të Mjekësisë Ligjore, për ta vërtetuar shkakun e vdekjes të të riut, Astrit Dehari”.

Rezultatet e autopsisë erdhën pas dy ditëve, gjatë së cilave u dhanë informata të përziera dhe të paqarta nga policia, zyrtarët e burgut dhe prokurorët.

Të shtunën, pas vdekjes së Deharit, drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, tha për KTV që kishte dyshime që vdekja e Deharit ishte shkaktuar prej medikamenteve që ai i kishte konsumuar: “Pas disa informacioneve që kemi nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në emergjencë”, tha ai, duke i kundërshtuar deklaratat fillestare të zyrtarëve, si atë të Hoxhës, që tha se Dehari ndërroi jetë në spital.

Edhe më shumë paqartësi u shkaktua para autopsisë së djeshme nga aludimet që u raportuan në media: që ishin gjetur shenja të gërvishtjes në qafë dhe duar të Deharit.

A large vigil was held in Prishtina on Sunday as others were held throughout Kosovo and in the diaspora. Photo: K2.0.

Një vigjilje e madhe u mbajt në Prishtinë të dielën, e tjera u mbajtën edhe në pjesë tjera të Kosovës dhe në diasporë. Foto: K2.0.

Duke i lajmëruar rezultatet e autopsisë, Hoxha i hodhi poshtë aludimet që medikamentet kishin qenë shkaktare të vdekjes së Deharit. “Nuk kemi informacione të tilla”, tha ai. “Nuk e di se kah ka dalë ky informacion. Në vendin e ngjarjers, është ba incizimi i vendit të ngjarjes në mënyrën më profesionale dhe nuk janë gjetë barnat”.

Deklaratat dhe raportet kontradiktore që dolën menjëherë pas vdekjes së Deharit bënë që prindërit e tij të kërkojnë mjekë të pavarur të emëruar prej tyre që të jenë të pranishëm në autopsinë e të birit të tyre.

Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne“, shkroi në një deklaratë të familjes, që u lansua nga Vetëvendosje të dielën. “Ne ngulim këmbë që në asnjë mënyrë të mos mbahet autopsia pa praninë e doktorëve të emëruar nga familja”. Kërkesa u aprovua nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj.

Më herët sot, zyra në Prizren e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) publikoi një raport që përmbante hollësitë e rrethanave të vdekjes së Deharit, në bazë të intervistave me persona që ndanë qelinë me të, dhe me zyrtarë të burgut. Në këtë raport, një i burgosur u citua të ketë thënë se kur u kthye nga shetitja e rregullt e pasditës, e gjeti Deharin në qeli, në tokë, me një shishe të plastikës të mjaltës – që mund të blihet në kantinën e burgut – në gojë. Ai tha se Dehari nuk deshi të dilte për shetitje, pasi kishte thënë se i dhimbte koka dhe se kishte nevojë për pushim, por që nuk kishte ndonjë gjë që krijonte dyshim.

Zyrtarët e burgut i thanë KMDLNj-së që Dehari nuk kishte marrë medikamente gjatë qëndrimit të tij në burg, ndërsa psikologu dhe sociologu thanë se ai nuk kishte shprehur ndonjë brengë emocionale gjatë qëndrimit aty.

Thirrje për hetime

Meqë qendrat korrektuese dhe institucionet tjera të qeverisë pritet të kenë nivel të lartë të sigurisë dhe të kryejnë detyrën e kujdesit për personat që mbahen në këto qendra e institucione, ka bërë që të ketë shumë thirrje për hetim mbi rrethanat e gjëra të vdekjes së Deharit.

Këto kërkesa janë udhëhequr nga Vetëvendosje, që direkt akuzuan shtetin për vdekjen e aktivistit të tyre, duke thënë se burgosja e tij ishte veprim politik. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të dielën, një ditë pas vdekjes së Deharit, lideri i partisë Ymeri tha: “Vdekja e aktivistit tonë, Astrit Dehari, pavarësisht mos sqarimit të rrethanave është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astriti ka vdekur për atë kohë sa ka qenë në burg, dhe ai tash e 68 ditë terrorizohej me akuza të ulëta e të pacaktuara.“.

Mbrëmë për KTV deputeti udhëheqës i Vetëvendosjes Kurti shkoi edhe mëtej duke aluduar që Dehari mund të jetë vrarë. “Informatat e fundit që i kemi janë se ai ka përjetuar një vrasje të dhunshme në qelinë e tij, e nuk bëhet fjalë për vetëvrasje“, tha ai. “Mjekët kanë thënë se nuk kanë hasur kurrë një rast të tillë të vetëvrasjes“.

Kurti bëri thirrje që ekspertë të pavarur ndërkombëtar ta hetojnë rastin, meqë ai thotë se Policia e Kosovës fillimisht kishin dhënë informata të pasakta dhe kështu nuk mund të kemi besim tek ta.

"Po të konfirmohet se vdekja e të burgosurit erdhi si rezultat i shpërfilljes dhe mungesës së kujdesit nga autoritetet publike, do të jetë një prej shkeljeve më serioze të të drejtave të njeriut".

Hilmi Jashari

Deputetë e përfaqësues të partive tjera kryesore politike në Kosovë gjithashtu kanë bërë thirrje për hetime më të gjëra, ndërsa KLDMNj-ja bëri thirrje për rritje të nivelit të sigurisë në qendra korrektuese në Kosovë.

Duke reaguar ndaj incidentit dje, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, tha në një takim të qeverisë që departamenti i saj kishte reaguar shpejtë ndaj lajmit. “Në momentin që morrëm lajmin, i aktivizuam të gjitha mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin: zyrtarë të qendrës korrektuese, ekipe të policisë, ekipe mjeko-ligjore dhe prokurorinë”, tha ajo. Menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, me vendim të prokurorit, që u mbështetë nga unë”.

Pas dy ditëve të heshtjes, në po atë takim, Kryeministri Isa Mustafa kërkoi transparencë të plotë gjatë hetimit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosje. “kërkoj nga institucionet e Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e pavarura për t’i verifikuar të gjitha rrethanat e këti rasti”, tha ai. “Gjatë gjithë kësaj do të përfshihen ekspertë lokalë dhe ekspertë ndërkombëtarë, në mënyrë që gjetjet të jenë të pavarura dhe transparente për publikun”.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, dje u tha mediave që pas kërkesës nga familja Dehari, institucioni i tij menjëherë nisi një hetim special. “Dhe tani do të jetë çështje e procesit hetimor të gjithanshëm, prej momentit të pranimit të ndjerit në qendrën e paraburgimit e deri në momentin kur faktikisht është përcjellë me autoambulancë për në spital”, tha ai. ” Nëse konstatohet se vdekja e një të burgosuri ka ndodh për shkak të neglizhencës apo moskujdesit adekuat të autoriteteve publike, do të jetë një prej shkeljeve më të mëdha të të drejtave të njeriut”.K

Fotografitë: Majlinda Hoxha / K2.0.