Seanca fillestare e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nisi me kaos sot (3 gusht). Nuk u zgjodh as kryetari i Kuvendit, e as zĂ«vendĂ«skryetarĂ«t. Kreu i seancĂ«s konstitutive, Adem Mikullovci i VetĂ«vendosje – i cili si 76 vjeçar dhe deputeti mĂ« i vjetĂ«r kishte tĂ« drejtĂ« qĂ« ta drejtonte seancĂ«n –  por megjithatĂ« e mbylli si duket atĂ« pa dashje, para se tĂ« ipej ndonjĂ« nominim pĂ«r kryetar tĂ« Kuvendit.
Pas një periudhe hutie, u lajmërua se seanca do të fillonte përsëri në 15:00, edhe pse më vonë u shtye për të premtën, pasi koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) nuk u paraqitën përsëri, ashtu sikurse deputetët e partive minoritare, duke pamundësuar kështu kuorumin për seancë.
Gabimi i Mikullovcit ndodhi pasi koalicioni PAN kishte kërkuar pauzë dy-orëshe për “konsultime të mëtejme”, në mënyrë që të siguroheshin se kanë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit. Edhe pse emri i kandidatit të tyre ende nuk është shpallur zyrtarisht, gjerësisht besohet se do të jetë lideri i PDK, Kadri Veseli.
Propozimi i PAN pĂ«r tĂ« mbajtur pauzĂ« ishte refuzuar prej deputetĂ«ve me 60 vota pro e 60 kundĂ«r; nĂ« fakt edhe kjo ndarje u debatua, meqĂ« Milaim Zeka i NismĂ«s deklaroi se nuk kishte votuar nĂ« favor tĂ« pushimit tĂ« propozuar, dhe se ishte i hutuar pĂ«r atĂ« se pĂ«r çfarĂ« po votohej nĂ« atĂ« rast. Pa marrĂ« parasysh votĂ«n e ZekĂ«s – e cila ishte numĂ«ruar si njĂ« prej 60 votave nĂ« favor tĂ« propozimit pĂ«r pauzĂ« – 61 vota kĂ«rkoheshin pĂ«r tĂ« mbajtur pushim.
Kërkesa për këtë pushim për konsultime të mëtejme dhe refuzimi i saj nga Kuvendi lë të kuptohet që prej 120 deputetëve në sallë, PAN nuk kishte një mazhorancë që favorizonte përzgjedhjen e tyre për kryetar të Kuvendit, e kështu po përpiqeshin që të fitonin më shumë kohë për t’i bindur tjerët që të votojnë për nominimin e tyre.
Pasi Enver Hoxha i PDK doli në folëtore për të thënë se ishte detyrë e Mikullovcit që të garantonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e prandaj edhe pauza duhet të miratohet, Mikullovci tha “me këtë e shpalli të mbyllur mbledhjen”. Deputetët filluan të dalin prej sallës së Kuvendit, ndërsa Mikullovci bënte përpjekje të pasuksesshme për ta vazhduar seancën.
Huti pati edhe më herët gjatë seancës kur deputetët e PAN nuk ishin të pranishëm për nominimin e anëtarëve që i bashkohen komitetit të detyrueshëm ad hoc që garanton operimin e seancës themelore sipas rregullave procedurale. Deputetët e PAN u futën në sallë menjëherë pasi ishin nominuar kandidatët. Pas një pauze të shkurtër, komiteti propozoi që të lejonte PAN-in që t’i nominojnë përfaqësuesit e vet për komitet, megjithatë PAN përsëri nuk ishin të pranishëm në Kuvend, e kështu deputetët që ishin të pranishëm votuan që të vazhdojnë pa ta. Pas një pauze tjetër, partitë e PAN u lejuan që t’i nominojnë përfaqësuesit e tyre për komitet.
Teuta Rugova (LDK), e cila si deputetja më e re duhet ta asistojë në udhëheqjen e seancës konstitutive, gjithashtu mungoi për pjesën më të madhe të seancës, para se të kthehej për të votuar në favor të pushimit dy-orësh. Në javët e fundit pati spekulime të vazhdueshme që Rugova do të votone me PAN kundër linjës së partisë së saj në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e gjithashtu edhe më vonë për qeveri.
Para përfundimit aksidental të seancës, të gjithë 120 deputetët kishin dhënë betimin solemn, që u lexua nga Mikullovci.
Seanca do të thirret përsëri në 10:00 të premtën më 4 gusht.