Në thelb | Rinia

Rinia Konservatore e Kosovës

Nga - 09.11.2015

Ekonomia, arsimi dhe izolimi kontribuojnë në një gjeneratë konservatore.

Një ecje kah kafet e vogla të Prishtinës të premtën në mbrëmje nuk të jep idenë se të rinjtë që mbushin rrugët e kafenetë e këtij qyteti pajtohen me pikëpamjet konservatore të prindërve të tyre. Por pavarësisht pritjeve standarde në një shoqëri moderne, ekziston një argument serioz që të rinjtë e Kosovës janë në fakt po aq konservator sa gjenerata më e vjetër, nëse jo më shumë në disa aspekte.

Në një vend ku mbi gjysma e popullsisë prej 1.8 milion banorëve është nën 30 vjeç, qëndrimet e këtyre të rinjve në lidhje me çështje si familja, arsimi, puna, politika dhe stili i jetës janë tregues shumë të rëndësishëm të tendencave dominante për të ardhmën e një shoqërie të tërë.

Një studim i vitit 2012 i publikuar nga OJQ Friedrich Ebert Stiftung (FES) anketoi 1,000 kosovarë të moshave 16 deri 27 për të kuptuar më mirë jetesën dhe besimet e tyre. “Studimi jonë vërtetoi se te këta të rinj ka tendenca kah besimet konservatore, tradicionale dhe religjioze”, tha Besa Luzha, Koordinatore e Programit në FES.

Gjetjet tregojnë se shumica e të rinjve kosovar jetojnë me familje, e paramendojnë vetën të martuar deri në mes të 20-ave (më shumë se gjysma duan familje të madhe), e shohin virgjinitetin si tipar të rëndësishëm për bashkëshortin/en e tyre të së ardhmës, dhe shpeshherë kthehen kah religjioni. Shumë prej tyre nuk ndihen rehat në diskutime të hapura për seksin, dhe kanë vështirësi ta pranojnë homoseksualitetin.

Kosovo 2.0 analizoi arsyet pse kaq shumë të rinj kosovar po i ruajnë këto vlera konservatore.

Para Xhepi për Ëmbëlsira, dhe Për Mbijetesë

Besa Shahini, analiste e lartë për Nismën për Stabilitet Evropian (ESI) thote se këto gjetje të studimit të FES janë më pak si rezultat i konservatizmit, e më shumë i varësisë së fuqishme ekonomike që të rinjtë kanë ndaj familjeve të tyre.

conservative_youth_001

Kushtet socio-ekonomike në Kosovë i kanë lënë 60 përqind të të rinjve të moshave 15 deri 24 të papunë, statistikë tronditëse që na ndihmon të shpjegojmë pse mbi 90 përqind të të anketuarve të moshave 18 deri 27 jetojnë me prindërit e tyre. Shumica gjithashtu raportuan se vendimet e rëndësishme që kanë ndikim tëm adh në jetë i bëjnë me prindërit e tyre. Shahini thotë se varësia në mbështetje ekonomike dhe emocionale nga familja bënë që të rinjtë të kenë presion social të pajtimit me vlera tradicionale dhe qëndrime konservatore.

Studimi gjithashtu tregoi se shumica e të rinjve të anketuar e shohin vetën të martuar dhe duke krijuar familje të mëdha me tre ose më shumë fëmijë në mosha relativisht të reja, 24-26, si dhe se virgjiniteti u identifikua si një prej tipareve më të rëndësishme për bashkëshortin/en e së ardhmës; këto qëndrime janë shumë në përputhje me vlerat tradicionale patriarkale.

Mbi këto vlera, në Kosovën moderne duket se varësia ekonomike shpeshherë i detyron të rinjtë të martohen. Shahini thotë se për një person të ri që ka vështirësi të gjejë punë, martesa shpeshherë shihet si mënyra e vetme për t’i ikur varësisë së mbështetjes ekonomike të prindërve. Edhe atëherë, shumë vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre dhe mbesin të varur në të hyrat e tyre. “Ata martohen dhe nisin një stil të jetës që të jep përshtypjen që kanë kaluar një tranzicion në moshë madhore dhe pavarësi, edhe pse asgjë nuk ndryshon në fakt”, tha Shahini për Kosovo 2.0.

filmin e ESI të vitit 2008 “Cutting the Lifeline”, që eksploron efektet e pavarësisë në stabilitetin e Kosovës, argumentohet se mungesa e shtetit të mirëqenies zëvendësohet nga solidariteti me familje. Shahini, megjithatë, argumenton duke thënë se mirëqenia dhe përfitimet sociale në vete nuk janë të mjaftueshme për t’i thyer strukturat e familjes patriarkale që janë tipike për shoqëri shqiptare, si dhe qëndrimet konservatore që lidhen me to. “Për t’i ndihmuar të rinjtë që të pavarësohen, duhet t’u japim arsim kualitativ dhe mundësi për të punuar”, tha ajo.

“A is for Apple, B is for Book, C is for Conservative”

Megjithatë, përmirësimi i sistemit të dobët të arsimit në Kosovë nuk është detyre e lehtë. Programi për Arsim Bazë në Kosovë (BEP), financuar nga USAID dhe Qeveria e Kosovës, ka për synim të adresojë probleme të mëdha si shkollat e stërmbushura, mësimi me disa ndërrime, mungesa e materialeve dhe pajisjeve për mësim, pabarazitë në kualitetin e arsimit në komuna të ndryshme, dhe dallimet në nivelin e lënies së shkollës për vajza, djemë dhe studentë prej minoriteteve etnike ose studentë me aftësi të kufizuara. Sipas USAID, programi aktual mësimor i universitetit – veçanërisht Universitetit të Prishtinës – nuk është modernizuar dhe ka kualitet të dobët, gjë që i lë shumë të diplomuar “jo të gatshëm për t’i përmbushur kërkesat e fuqisë punëtore”.

conservative_youth_002

“Librat shkollor janë veçanërisht të rëndësishëm në Kosovë sepse nuk ka burime tjera të mësimit”, tha Shahini, që punoi në një raport të fundit të ESI për arsimin në Kosovë. “Shumë prej tregimeve dhe fragmenteve promovojnë vlera konservatore dhe patriarkale”.

Ajo sqaron argumentin e saj duke përshkruar një përrallë popullore, “E Dua Gruan si Sheqerin dhe Nënën si Krypën”, nga një libër i klasës së tretë. “Ky tregim për marrëdhënien e një burri me nënën dhe gruan e tij nuk është temë e përshtatshme për një tetë vjeçar/e, veçanërisht kur mëson vlerën se nëna është e domosdoshme, ndërsa gruaja është e mirë për ta pasur por jo e nevojshme”, tha Shahini.

Një tregim tjetër i papërshtatshëm dhe konservator prej një libri të klasës së katërt i mëson fëmijët se nëse një grua është në marrëdhënie dhe i fejuari i saj e lë atë, ajo duhet ta fsheh fytyrën e saj në publik. Në njëartikull për normat sociale në lidhje me familje e martesë, Sibel Halimi, ligjëruese në Departamentin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës gjithashtu theksoi se librat shkollor shpeshherë përforcojnë stereotipet tradicionale gjinore të gruas si amvise dhe burrit si figurë e autoritetit.

Linda Gusia, sociologe në Universitet, argumenton se librat shkollor ndonjëherë bëjnë gjykime konservatore dhe margjinalizojnë grupe të caktuara në shoqëri. Shembull të kësaj gjejmë në një libër të kriminologjisë, “Kriminalistika” e Vesel Latifit, që i përshkruan gratë që janë viktima të përdhunimit ose ngacmimit seksual si “të prirura për të gënjyer, të pakujdesshme, të manipuluara lehtë dhe të pamatura”. Mesazhi kryesor që viktimat janë në fakt ata që duhet të fajësohen nxiti nëpërkëmbje dhe rezultoi në ndalimin e përdorimit të librit në Universitet.

conservative_youth_003

Një shembull tjetër është libri i edukatës qytetare i klasës së 9 që definon një “familje të plotë dhe të harmonishme” si një me dy prindër dhe fëmijët e tyre, dhe një “familje e mangët dhe e çrregullt” si një pa prindër, me një prind, ose me fëmijë të lindur jashtë martesës. Këta shembuj theksojnë se tepër shpesh vlerat patriarkale vazhdojnë të mbizotërojnë.

Është e qartë se këta libra shkollor shkruhen pa menduar pasojat psikologjike dhe sociale që mund t’i kenë, dhe se mësuesit, autorët, botuesit, dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) pa menduar i promovon këto vlera konservatore. Halimi argumenton se në mungesë të inspektimit profesional, duke përfshirë definicionet e reja të familjes dhe martesës, përmbajtja e këtyre librave shkollor mund të ketë ndikim në personalitetet e fëmijëve.

Sistemi i dobët dhe i pareformuar i arsimit në Kosovë e bënë të lehtë “mbjelljen e farave të konservatizmit” në mendjet e fëmijëve, sipas sociologes Gusia. Ajo argumenton se ka paragjykime dhe ka mungesë të mendimit kritik, duke shtuar se: “Në vitet e 70-a dhe 80-a ekzistonte një besim në arsim. Veçanërisht hapja e universitetit në gjuhë shqipe kontribuoi në pikëpamje më progresive, tolerante dhe pa paragjykime”.

Lutje e Kohës Sonë

Përkrah ndikimit të standardeve të dobëta të arsimit, ringjallja religjiozeshpeshherë referohet si dëshmi e konservatizmit në rritje në mesin e gjeneratës së re të Kosovës. Në një parathënie për studimin e FES, Dr Klaus Hurrelman, Profesor i Shëndetit Publik dhe Arsimit në Hertie School of Governance, shënoi se në pasigurinë politike dhe ekonomike të ditëve të sotme, të rinjtë “drejtohen kah përkatësitë e tyre religjioze, ndonjëherë edhe më shumë se prindërit e tyre”.

conservative_004

Studimi tregoi se gati të gjithë të anketuarit i përkasin një religjioni, zakonisht islamit. 27 përqind raportuan se praktikojnë religjionin e tyre me rregull dhe më shumë se gjysma e praktikojnë herë pas here.

Në një ese të vitit 2009 të titulluar “Identiteti Kombëtar, Islami dhe Politika në Ballkan”, Bashkim Iseni argumentoi se ringjallja religjioze në Kosovë është ndryshim normal që ka ndikuar në të gjitha vendet post-komuniste post-konfliktit. “Fundi i regjimit komunist dhe luftërat në zonat me popullsi shqiptare në ish-Jugosllavi kanë lejuar që të kthehen në sferën publike institucionet religjioze islamike”, tha ai. Edhe pse siç argumenton Shahini, rritja e perceptuar e besimit religjioz në mesin e të rinjve mund të jetë thjeshtë si rezultat i faktit që më shumë njerëz po e praktikojnë religjionin e tyre haptas.

Në një libër të botuar në 2013, “Rizbulimi i Umma: Muslimanët në Ballkan në mes të Nacionalizmit dhe Transnacionalizmit”, autorja Ina Merdjanova argumenton se politikanët në Kosovë u munduan ta ridefinojnë identitetin kombëtar si “modern, perendimor dhe evropian” nëpërmjet një mospranimi të islamit, duke cituar shembullin e vizitës së delegacionit të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës në Gjermani në vitin 2003. Përkthyesja femër e delegacionit, shqiptare e Kosovës, insistoi të mbante të veshur shami. Megjithatë, Merdjanova shpjegon se si “delegacioni me shumicë meshkuj e pa këtë si përfaqësim të gabuar të kombit si të praptë, oriental dhe islamist”, dhe pastaj e shkurtuan udhëtimin e tyre për të mos u parë me një grua të mbuluar shqiptare.

Polemika në lidhje me shamia u manifestuan edhe në shkolla prej vitit 2009 kur Ministri i atëhershëm i Arsimit, Enver Hoxhaj, ndaloi “të gjitha simbolet religjioze” në shkolla publike, në bazë të arsyetimit se Kosova është “shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve religjioze”. Mbi 5,000 njerëz protestuan në 2010, duke argumentuar se në një vend ku mbi 90 përqind e popullsisë është muslimane, dhe liria e religjionit garantohet në Kushtetutë, ndalimi i shamiave nuk është i drejtë. Mungesa e legjislacionit të përkufizuar në lidhje me shamiat në shkolla publike të Kosovës ka bërë që disa shkolla t’i lejojnë vajzat të mbajnë shami ndërsa shkolla tjera i kanë ndaluar krejtësisht.

Kjo ndjenjë e ngatërrimit ka çuar te nocioni që kosovarët e ri sot përballen me krizë të identitetit. Në një artikull për botimin që del dy herë në muajNew Eastern Europe, Ida Orzechoëska thotë se kosovarët e ri sot janë të paaftë që të definojnë se kush janë. “Kosovarët janë shqiptarë por ndihen si të dalluar nga shqiptarët në Shqipëri; ata luftuan për pavarësi dhe sovranitet, por mendojnë se vendi i tyre udhëhiqet prej ambasadave të huaja”, shkroi ajo. “Religjioni ofron identitet të qartë dhe ndjenjë të përkatësisë”.

Ndalimi i shamiave nxiti debat për identitetin e Kosovës, dhe nxjerri në pah mundimin e një shoqërie të tërë, në mes të dëshirës së motivuar nga politika për ta paraqitur Kosovën si “perendimore”, duke u pajtuar me ato që shihen si “vlera evropiane”, dhe të tendencës drejt praktikës religjioze si mekanizëm mbështetës në kohë të pasigurisë politike dhe ekonomike në një shoqëri që nuk kufizon më lirinë religjioze.

Rreth Botës me 80 Aplikime të Refuzuara për Vizë

Ndonëse liritë religjioze janë liberalizuar në dekadat e fundit, liria e lëvizjës është kthyer kah drejtimi i kundërt. Deri në 1991, kosovarët mund të udhëtonin lirshëm në Evropë; pasaporta jugosllave u konsiderua si një prej më të mirave në botë, pasi që u siguronte mbajtësve të saj lëvizshmëri botërore. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste në atë kohë, shumica e vendeve evropiane vënë kërkesa për vizë për mbajtësit e pasaportave jugosllave, por kosovarët prap se prap mund të udhëtonin në dhjetëra vende.

Sot pa vizë kosovarët mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Ishujt Maldive, dhe ky fakt e bënë Kosovën një prej vendeve më të izoluara në botë, dhe vendin e fundit në rajon me kufizime kaq të ashpra në lidhje me lirinë e lëvizjes.

conservative_youth_005

Kjo ka krijuar jo vetëm ndjenja të izolimit, por edhe ndjesi të trajtimit të padrejtë në mesin e kosovarëve të ri sot, që shpeshherë i ekspozohen shumë pak vendeve, shoqërive, kulturave, politikave dhe traditave të vendeve tjera. Kjo mund të shpjegojë pse shumë i ekspozojnë qëndrimet konservatore të gjeneratave më të vjetra, dhe nuk janë pajtuar me pikëpamjet më progresive të shoqërisë moderne.

Por Shahini thotë se vetëm që të rinjtë në vitet e 90-a kishin familje me pasaporta jugosllave nuk do të thotë se kishin mundësi për të udhëtuar: “Fëmijët e familjeve urbane në Kosovëm und të udhëtonin në Evropë dhe Jugosllavi. Fëmijët e tyre nuk mund ta bëjnë këtë sot. Por 70 përqind e Kosovës rurale nuk kishin mundësi të udhëtojnë”.

Shahini flet për “ciklin vicioz” që i ka dhënë vrull konservatizmit te të rinjtë. Izolimi nuk do të thotë vetëm mungesë e ekspozimit ndaj ideve dhe pikëpamjeve të reja, por ka edhe ndikim negativ në situatën ekonomike që mund të thuhet se i ka detyruar të rinjtë t’i ruajnë pikëpamjet tradicionale konservatore.

Sipas Shahinit, po të kishin njerëzit mundësi të udhëtojnë dhe punojnë ose studiojnë diku tjetër, dhe pastaj t’i investojnë paratë ose idetë në Kosovë, kjo do të ishte kontribut në ekonomi. Integrimi më i madh do të ndihmonte edhe tërheqjen e investimeve të huaja në një vend që aktualisht është i izoluar prej tregjeve të lira të BE, i dëmtuar prej korrupsionit dhe i penguar nga mungesa e njohjes universale – këto kushte kombinohen për të devijuar investimet e huaja me potencial afatgjatë. Në këto rrethana, Kosova nuk mundet, në të ardhmën e afërt, të krijojë vende pune për 36,000 persona të ri që hynë në fuqi punëtore çdo vit, gjë që shkakton papunësi masive, veçanërisht në mesin e të rinjve.

“Të Humbur në Re të Muzikës dhe Tym të Cigarës”

Rinia e popullsisë së Kosovës nuk ka rezultuar në dinamizëm ekonomik ose shoqëri progresive. Dëshmitë theksojnë një gjendje sociale që nuk e bënë të mundshëm modernizimin, e në fakt e ushqen konservatizmin. Siç argumenton ligjëruesja e filozofisë Halimi: “Shoqëria jonë vazhdon të ketë vështirësi me besime konservatore, dhe me këmbëngulje kultivon intolerancë para vlerave të caktuara që vendet e zhvilluara i trajtojnë si të drejta themelore të njeriut”.

conservative_youth_006

Fenomeni i shfaqjes së vlerave konservatore te të rinjtë nuk shihet vetëm në Kosovë, sipas sociologes Gusia. Ajo argumenton se ndodh si rezultat i paqëndrueshmërisë ekonomike, politike dhe sociale, dhe i ndryshimeve të shpejta të jetës moderne. “Kjo pasiguri bënë që njerëzit të kthehen kah pikëpamjet e modës së vjetër, bazuar në besimin se jeta ishte më e mirë atëherë”, tha ajo. Për mendimin e saj, ka më shumë siguri dhe parrëzikshmëri në ruajtje të pikëpamjeve konservatore – është më lehtë të pajtohesh me një proces të paracaktuar të mendimit se sa të krijosh mendime të reja personale.

Kushtet dhe konteskti unik i Kosovës duket se e kanë theksuar këtë trend. Në intervistë për “Cutting the Lifeline” shkrimtari dhe publicisti Migjen Kelmendi me elokuencë thotë: “Me 70 përqind të popullsisë nën moshën 30 vjeç, e tërë Kosova mund të shihet si kafene, plot të rinj që nuk mund të lëvizin, të humbur në re të muzikës dhe tymit të cigarës”.

Është e pamundur të themi me vendosmëri se a janë më konservator të rinjtë në Kosovë se prindërit e tyre. Megjithatë, nuk ka dyshim që do të duhen disa vite të zhvillimit ekonomik në mënyrë që të largohet ky tym, dhe të çlirohen kosovarët e ri prej qëndrimeve konservatore që u servohen prej traditave patriarkale dhe mjedisit aktual socio-ekonomik.K