S`fundmi | Media

Thirrje e hapur: Integriteti dhe autorësia në gazetari në Ballkanin Perendimor

Nga - 16.01.2020

Shekulli 21 duhej të ishte epoka e artë për gazetarinë, një kohë për gazetari më të saktë, më të qasshme, më transparente dhe më të lidhur me komunitetin, në ndjekje të interesit publik. Çfarë shkoi keq? Ne besojmë se përgjigja është te kthimi i integritetit dhe autorësisë në gazetari.

Autorësia përfaqëson një prej çështjeve të mëdha shoqërore dhe politike të kohës tonë, dhe një sfidë masive për gazetarët, profesionistët e lajmeve, politikëbërësit, aktivistët e mediave tradicionale, si dhe aktivistët për reforma të reja në media — pra njerëzit që janë të interesuar për formësimin e të ardhmes së mediave. Do ta ndryshojë thellësisht jo vetëm gazetarinë dhe industrinë e lajmeve, por edhe demokracinë aktuale. (më shumë për projektin)

Synimi i projektit është t’u tregojë dhe ritregojë gazetarëve profesionalë dhe konsumatorëve të mediave tradicionale dhe të reja për parimet dhe praktikat e gazetarisë profesionale, etike dhe të përgjegjshme, që i shërben publikut dhe mbështet pjesëmarrjen politike, si dhe demokratizimin e shoqërisë.

I ftojmë gazetarët e rinj dhe ata në mes të karrierës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të aplikuar dhe për të marrë pjesë në punëtorinë që është pjesë e projektit “Integriteti dhe Autorësia në Gazetari në Ballkanin Perendimor”.

Punëtoria 7-ditëshe, e cila përfshin mentorim dhe produksion, si dhe ligjërues prej fushave të ndryshme nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor (Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia), do të mbahet në Center for Cultural Decontamination në Beograd nga 21 deri më 27 prill 2020.

Disa nga temat që do të diskutohen janë etika në gazetari, informacioni dhe verifikimi i fakteve (si lajmet e rreme, vërtetësia e tekstit, fotografive dhe videove). Poashtu, do të flitet për të kuptuarit e teksteve, si dhe për gazetarinë konstruktive. Do të trajtohen edhe temat si raportimi për grupet e margjinalizuara, të drejtat e njeriut dhe se si raportimi (jo) profesional formëson paragjykimet tona.

Në aplikim, ju lutem përgjigjuni këtyre pyetjeve:

  • Pse mendoni se është i rëndësishëm integriteti i gazetarëve?
  • Pse po aplikoni në këtë thirrje?
  • Çfarë pritni nga kjo punëtori?
  • Cilat tema dëshironi t’i adresoni (por nuk keni mundësi apo mbështetje)?

Ju lutemi të dërgoni CV-në si dokument ndihmës.

Dërgoni aplikacionet në: info@ktwopointzero.com deri më 7 shkurt 2020.

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën angleze gjithashtu.

Shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për 15 pjesëmarrës do të mbulohen nga fondet e projektit.

Projekti realizohet nga Center for Cultural Decontamination Beograd / Serbi në partneritet me profesionistë nga BIRN Shkup / Maqedoni, Center for Democratic Transition Podgoricë / Mali i Zi, Kosovo 2.0 Prishtinë / Kosovë, Media Center Sarajevë / Bosnje dhe Hercegovinë dhe Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore Pozitivi.org Tiranë / Shqipëri. 

Ky projekt mbështetet nga Human Rights Fund (2019-2021) / Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Beograd.