S`fundmi

Çka ndodh online… nuk mbetet online

Nga - 18.03.2022

Data: 29 mars 2022

Koha: 11:00

Vendi: Amfiteatri i Muzeut Kombëtar

Në 20 vitet e fundit, interneti ka ndikuar në mënyrë dramatike mënyrat se si i ndajmë, konsumojmë dhe shkëmbejmë informacionet. Ka ndikuar në mënyrën se si e kuptojmë botën dhe në vetë  funksionimin e demokracive. Këto ndryshime kanë bindur shumë njerëz se nevojiten më shumë rregullore për mediat online.

Sigurisht, për të vendosur se kur dhe si të rregullohet media ka qenë gjithmonë një sfidë. Duhet mbajtur një baraspeshë midis nevojës për ta mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e medias dhe nevojës për të kundërshtuar fenomene si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes.

Rritja e botës digjitale, megjithatë, i ka vështirësuar punët. Gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi në internet janë kudo e gjithnjë e në rritje. Dhe çka ndodh online nuk mbetet online; pasiqë ajo që ndodh online vepron si shtytës i diskriminimit offline.

Nëse shikojmë situatën aktuale të mekanizmave të rregullimit dhe vetërregullimit të mediave në Kosovë, a dukemi se jemi të pajisur siç duhet për ta luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në internet? A ka mësime për t’u marrë nga vendet e tjera? Cilat ndryshime duhet t’i bëjmë për ta bërë botën online në Kosovë një hapësirë të sigurt për të gjithë?

Diskutimit tonë do t’i bashkohen:

  • Violeta Hyseni Kelmendi, anëtare e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave
  • Jeton Mehmeti, Autor i fletës së fakteve “Korniza rregulluese dhe vetërregulluese kombëtare kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit” në Kosovë, e publikuar nga SEENPM, Peace Institute dhe Kosovo 2.0
  • Tamás Berecz, Menaxher Operacional i Rrjetit Ndërkombëtar Kundër Urrejtjes Kibernetike
  • Ardita Zejnullahu, Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës

 

Tryeza e rrumbullakët do të moderohet nga Besa Luci, kryeredaktore e Kosovo 2.0

Biseda do të mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar më 29 mars prej orës 11:00. Do të ketë përkthim në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe.

Pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social gjatë ngjarjes.

Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e programit rajonal ‘QËNDRUESHMËRIA: Aksioni i shoqërisë civile për të riafirmuar lirinë e medias dhe luftën kundër dezinformimit dhe propagandës urryese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, që zbatohet nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevë, Kosovo 2.0, Instituti i Medias i Malit të Zi, Instituti Maqedonas për Media, Shkolla e Novi Sadit për Gazetari, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Pse kjo klauzolë?