Në një mënyrë ose tjetrën, shumica nga ne shkarkojmë dhe dëgjojmë muzikë, shikojmë filmat dhe serialet e fundit, lexojmë libra dhe botime online, ose i shikojmë skuadrat tona të preferuara duke fituar ose humbur në live stream. Mirëpo, sa shpeshë mendojmë për autorët e këtyre përmbajtjeve dhe të drejtat e tyre?
Tema mbi të drejtat autoriale mbetet e pa diskutuar dhe e neglizhuar në Kosovë. Tani, një ligj i ri është miratuar, duke pasur për qëllim të rregullojë pronën intelektuale dhe të drejtat autoriale.
Ne dëshirojmë të eksplorojmë se si ligjet mbi të drejtat autoriale do të ndikojnë në sektorin e kulturës në Kosovë. A është kultura në rrezik të komodifikimit duke i mbrojtur autorët, apo do të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e industrisë kulturore? A ka një model hibrid përmes së cilës mbrojtja e të drejtave autoriale është në shërbim të një kulture që është e hapur? A duhet të jetë “gjithçka” apo “asgjë”?
Përderisa bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale, autorët janë të ndarë në disa anë të debatit; disa besojnë në një sistem të kontrolluar, ndërsa të tjerët preferojnë një kulturë më të hapur, ku shpërndarja është pa pagesë.
Për të nisur diskutimim kemi ftuar:
- Arianit Dobroshin (President i Bordit Ekzekutiv të FLOSSK – Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur)
- Blerta Kosovën (muzikante)
- Valon Kashtanjevën (Drejtor i Zyrës për të Drejta Autoriale – Qeveria e Kosovës)
- Florent Boshnjakun (kompozitor)
Luljeta Plakolli, profesoresha e juridikut në Universitetin e Prishtinës do e moderojë këtë bisedë.K
Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.