S`fundmi | DokuFest 2017

DokuFest: I erdhi fundi!

Nga - 12.08.2017

Mbyllet edicioni i sivjetëm i festivalit, duke lënë pas një ndjesi optimizmi.

Prej dritave që ndirçuan Kalanë me fjalët “Future My Love” çdo natë, të ndejat që zgjatën tërë natën përnatë në skenën “Andrra”, e deri te shfaqjet e mbi 250 filmave në 10 lokacione të ndryshme, kjo ishte atmosfera që e mbushi Prizrenin në nëntë ditët e fundit. Për drejtorin artistik të DokuFest, Veton Nurkollarin, dhe drejtoreshën e festivalit Nita Dedën, ky edicion ishte shumë i suksessëm, i ndërtuar mbi temën optimiste ‘e ardhmja’.


“Gjatë 16 viteve asnjëherë nuk kam parë kaq shumë fytyra të lumtura në qytet”, tha Nurkollari, duke e goditur për fat të mirë tavolinën e drurit që e ka para vetës. “E solli një atmosferë shumë pozitive dhe një lloj optimizmi të çuditshëm në këtë pjesë të botës e cila nuk ka shumë arsye për të qenë optimiste”.

Deda ndërkaq beson që pjesëmarrësit kontribuan në atmosferën e festivalit duke i sjellë interpretimet e tyre për këtë temë, dhe shpresat për të ardhmën. “Nuk kishim dëshirë të bëjmë fushatë ose të zhvillojmë temë duke u ligjëruar njerëzit për diçka. Deshëm që ta lëmë të hapur, por të jetë diçka që të jep pak shpresë”, tha Deda. “Njerëzit erdhën dhe i sollën shpresat e tyre”.

Për Dedën kishte shumë pjesë kyçe përgjatë këti edicioni të festivalit, por ekspozita me video-mapping nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, që e preku atë veçanërisht. Fotografi historike të Shqipërisë u projektuan në muret e banesave në një prej shesheve të shumta në qendër të qytetit. Për një kohë, mugzu i Prizrenit u shëndrrua në një ekspozitë dinamike të fotografive.

“Ishte moment prekës sepse kjo është arkivë të cilën e njohim të gjithë në Kosovë, por u paraqit në formë shumë të ngurtë”, tha Deda. “Në thelb, kjo është e ardhmja. Këtë duam ta eksplorojmë në të ardhmën: forma hibride të artit”.

Çdo vit drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, përballet me sfidën e shfaqjes së një numri shumë të madh të filmave në një qytet që e ka vetëm një kinema. Foto: Agan Kosumi / K2.0.

Nurkollari e pranoi se organizimi i një edicioni edhe më të madh sivjet, sa i përket numrit të filmave, ishte ide e rrezikshme dhe sfidë e madhe, por në fund ia vlejti. Diku 20 filma më shumë, krahasuar me vitin e kaluar, u shfaqën. “Çdo vit them ‘ok, vitin e ardhshëm kemi me e reduktu pak numrin’, pastaj ndodh diçka dhe përsëri përfundojmë duke shfaqur një numër shumë të madh të filmave”, thotë Nurkollari duke qeshur.


Sfida nuk ishte e lidhur me numrin e filmave që u shfaqën, por me infrastrukturën që e kanë në dispozicion në një qytet me këtë madhësi siç e ka Prizreni. “Sfidë ishte shfaqja e filmave në mënyrë të duhur për shkak të infrastrukturës dhe improvizimeve të shumta me salla”, tha Nurkollari për K2.0. “Ne e kemi vetëm një kinema, e arritëm t’i ndërtojmë nëntë tjera, e në fund t’i kemi 10 salla funksionale për shfaqje të filmave – ishte sfidë mjaft e madhe”.

Nuk mund të injorohet puna e madhe që e bëjnë vullnetarët e rinj kur flasim për funksionimin e festivalit. Shitja e biletave e mallrave, informimi i turistëve dhe shumë procese tjera nuk do të kishin shkuar aq këndshëm pa vullnetarët që e duan shumë punën e tyre dhe festivalin.

“Shumë ndjenjë e mirë ishte me i ndihmu DokuFest-it e me ndërtu diçka në qytetin tim”, tha Adriana Spahija, studente 20 vjeçare e gjuhëve angleze dhe gjermane, dhe vullnetare në DokuShop. “Gjatë këti edicioni ishte shumë nxehtë por nuk ishte problem kjo sepse ne të gjithë i duam punët tona. Na pëlqen të kontribuojmë për diçka që e bënë qytetin dhe shtetin tonë më të mirë, dhe u jep epitet më të mirë”.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda, beson se edicioni i sivjetëm i DokuFest, i fokusuar tek të rinjtë, mund të jetë version i së ardhmës për gjithë Kosovën. Foto: Agan Kosumi / K2.0.

Deda i lavdëroi vullnetarët, duke i përshkruar ata si thelbi i DokuFest-it. “Ky është festival i udhëhequr prej vullnetarëve dhe të rinjve të këtij qyteti, dhe mendoj që është versioni më i mirë i së ardhmës që mund ta ketë vendi jonë”, tha Deda. “Kjo është e ardhmja. Ky version i DokuFest është version i së ardhmës për vendin tonë”.
Nurkollari beson se tema e së ardhmës do të jetë më relevante se kurrë pas përfundimit të edicionit të sivjetëm, meqë përparimi i teknologjisë e paraqet një sfidë për festivalin, sa i përket financave. Megjithatë, ai nuk është shumë i shqetësuar për këtë.

“Supozoj që pas disa viteve do të na duhet që të gjejmë një mënyrë që t’i përshtatim pjesën më të madhe të kinemave me projektorë PCP. Kushton shumë. Më shumë se 50,000 dollarë për një projektor”, tha Nurkollari. “Por kam parë shumë ndryshime gjatë 16 viteve të fundit – në fillim e nisëm me VHS kaseta dhe DVD! Po mundohemi me u përshtat”.

Meqë e ardhmja është më e pasigurt se kurrë më parë, DokuFest 2017 u ka dhënë shpresë audiencës, drejtorëve dhe të gjithë tjerëve që ishin të përfshirë, që ndoshta nuk jemi nisë drejtë një distopie në të ardhmën e afërt, dhe që e ardhmja është dashuri, e s’është e vdekur.K

Foto kryesore: Agan Kosumi / K2.0.

Dhe fituesit janë:

Balkan Dox:
Best Documentary: “Buffet Zeljezara” (Steel Mill Cafe)
Best Newcomer: “My Life Without Air”Balkan Dox (Dokumentarë të Ballkanit): 

Dokumentari më i mirë: “Buffet Zeljezara” (Steel Mill Cafe)

Dokumentari i ri, më i Mirë: “My Life Without Air”

International Dox (Dokumentarë Ndërkombëtar):

Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë: “El Mar La Mar”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtër: “If Only There Were Peace”

Human Rights Dox (Dokumentarë për të Drejtat e Njeriut): 

Filmi fitues: “The War Show”

Çmimi i audiencës:
 “To Want, To Need, To Have”

Green Dox (Dokumentarë për Ambientin):

Filmi fitues: “Ama-San”

International Shorts (Filma të Shkurtër Ndërkombëtar):

Filmi fitues 1: “A Drowning Man”

Filmi fitues 2: “The Chimerical Museum of Shifting Shapes”

Gara Kombëtare

Filmi fitues: “Sans Le Kosovo”

International Dox:
Best Feature: “El Mar La Mar”
Best Short: “If Only There Were Peace”

Human Rights Dox:
Winning Film: “The War Show”

Audience Award:
"To Want, To Need, To Love"

Green Dox:
Winning Film: “Ama-San”

International Shorts:
Winning Film 1: “A Drowning Man”
Winning Film 2: “The Chimerical Museum of Shifting Shapes”

National Competition
Winning Film: “Sans Le Kosovo”