Kësaj radhe, në Konteksti flasim rreth asaj se sa kanë gratë në Kosovë njëmend zgjedhje rreth karrierave të tyre. Specifikisht si ndikojnë dhe çfarë roli luajnë programet arsimore, praktikat shoqërore e kulturore si dhe politikat institucionale në mundësinë e grave për të zgjedhur e për të marrë vendime sa u përket angazhimeve të tyre profesionale.
Për të folur rreth këtyre aspekteve të ndryshme, por të ndërlidhura, janë ftuar tre hulumtues të organizatave të ndryshme jo-qeveritare në Kosovë që studiojnë, hulumtojnë dhe avokojnë për shoqëri më të barabarta: Gentian Gashi, hulumtues në institutin GAP, Valëza Zogjani, hulumtuese në Democracy for Development (D4D), dhe Donjeta Morina, hulumtuese në KIPRED.K
Ky podcast është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian.