
Elma Tataragić: Kriza e tanishme është kthim te vlerat thelbësore
Përzgjedhësja e programit kryesor të Festivalit të Filmit të Sarajevës flet për industrinë e filmit gjatë pandemisë.
Është një hendek tepër i madh në industrinë e filmit.

Elma Tataragić. Foto: Admir Dervisevic, nga Festivali i Filmit i Sarajevës.
Disa festivale të tjera vendosën të bëjnë diçka të ngjashme sikur ne. Një nga ta është CPH:DOX, një festival shembullor në Kopenhagë i filmave dokumentarë hibridë që u mbajt në mars. Megjithatë, ata nuk patën kohën për të menduar se çfarë mund të bënin me ngjarjet e tjera të festivalit, kështu që ishin të kufizuar brenda një platforme online për shikimin e filmave. Ne patëm përparësinë krahasimtare, një periudhë të caktuar kohore për t’u përgatitur më mirë.Për fat të keq, doli që lojtarët e mëdhenj sikur Cannes, Karlovy Vary dhe disa të tjerë nuk bënë asgjë fare, pra kurrkush nuk na e ndriçoi udhën. Sido që të jetë, ne vendosëm të jemi guximtarë dhe u përpoqëm të bëjmë diçka më vete. Komentet që vazhdojmë t’i marrin tregojmë që bëmë punë të mirë dhe se njerëzit, së paku ata nga industria e filmit, u mblodhën rreth kompjuterëve dhe kinemave shtëpiake për disa ditë. Ata shikuan filma, ndoqën diskutimet tona dhe morën pjesë në punëtori të ndryshme. Tekefundit këto janë të gjitha ngjarjet që ishin të mundshme në platformën tonë virtuale.
Vetëm vitin tjetër do të qartësohet shkalla e vërtetë e krizës së industrisë audiovizuale, sepse produksioni i filmave ka qenë së fundi i pakët, sidomos në rajon.
Shkurt e shqip, ndodhi një pauzë e përgjithshme gjashtëmujore që shpuri te një pauzë në prodhim, dhe ky është efekt dominoje.
Kjo çështje është akoma e pranishme në industrinë e filmit; gratë thjesht shihen ndryshe në film.

Đorđe Krajišnik
Đorđe Krajišnik është kritik letrar dhe gazetar në gazetën e përditshme Oslobođenje dhe revistën Dani. Në tetor 2017, ai punoi si rezident për gazetën e përditshme të Berlinit, Der Tagesspiegel. Kritikat letrare dhe tekstet tjera të tij janë publikuar në revista dhe uebfaqe matanë Jugosferës. Publikimet e tij janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane dhe shqipe. Ai ka kryer recensione dhe redaktime për disa libra. Aktualisht është duke punuar në librin e tij të parë prozë, i cili do të botohet së shpejti, qofshin në favor të tij Muzat.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.