Blogbox | Të drejtat e njeriut

Koha për ta thënë me zë: Boll ma!

Nga - 21.06.2019

Marshi i parë i Krenarisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajmërimi për Marshin e parë të Krenarisë në Bosnje dhe Hercegovinë solli dukshmëri dhe angazhim të madh të shumë njerëzve. Papritmas, njerëzit LGBTIQ janë temë e diskutimit dhe me sa duket po zgjohet turma e heshtur, ajo që nuk e kundërshton këtë ngjarje por zakonisht duket pasive. Po zgjohet sepse nuk mund të rrinë duke shikuar deri sa tjerët përhapin gjuhë të urrejtjes dhe nxisin dhunë.

Duke e vrojtuar këtë zgjim, mendoj në vete: Çfarë fuqie ka vet vepra e shëtitjes? Këtë po e mendoj e ngazëllyer, duke pritur 8 shtatorin, ditën kur do të mbahet Marshi i parë i Krenarisë në Sarajevë.

Prapa neve janë aktivistët që kanë vendosur t’i bashkohen ekipit organizativ, me disa dekada përvojë në terren të luftës për jetë më të mirë dhe të drejta të personave gej, lezbike, biseksualë, transgjinorë dhe interseks në Bosnje dhe Hercegovinë. Janë mbajtur shumë diskutime, punëtori, trajnime e dhjetëra (nëse jo qindra) takime me institucione.

Nëpërmjet aktivizmit, ne kemi arritur të kemi ndikim për të sjellur ndryshime dhe amendamente të disa ligjeve që lidhen me të drejtat e komunitetit.

Njerëzit LGBTIQ, në krahasim me statusin e tyre para 10 vitesh, sot kanë mundësinë të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme në hapësira të sigurta matanë Sarajevës, Tuzlës, Banja Llukës dhe Prijedorit. Ka shërbime pa pagesë për mbështetje ligjore, emocionale, sociale, praktike dhe psikoterapeutike. Hapësira po krijohet për gjeneratat më të reja që po rriten në një shoqëri në të cilën nuk e kanë përjetuar kohën kur nuk ishte aktive as një organizatë e vetme, kur nuk mbahej asnjë aktivitet.

Ne më të moshuarit e kemi përjetuar një kohë të tillë dhe e dimë sa e vështirë ishte të rritesh pa mbështetje nga aktivistët dhe organizatat.

Njerëzit LGBTIQ po investojnë guximin dhe rezistencën

Sivjet, Marshi i Krenarisë në Zagreb e festoi ditëlindjen e 18-të – 18 vjet të përpjekjeve të mëdha për një jetë autentike, një jetë që ia vlen ta jetosh. Sivjet, qindra adoleshentë në Kroaci po i mbushin 18 vjet. Ata janë rritur përkrah Marshit të Krenarisë.

Dhjetëra aktivistë kanë arritur të sjellin ndryshime drastike, duke përmirësuar kështu jetën e përditshme të njerëzve LGBTIQ në Kroaci. Pikërisht ky ka qenë kontributi i Marshit të Krenarisë.

Sa i përket Marshit të Krenarisë në Zagreb, ata thonë se është lëvizja më e gjatë e rezistencës dhe protestës në Kroaci (që është e vërtetë). Aktivistët po thonë se shumë beteja janë fituar, por komuniteti LGBTIQ ende jeton me frikën nga dhuna.

Atëherë paramendojeni si duket jeta e komunitetit LGBTIQ në Bosnje dhe Hercegovinë, në një shtet që ende nuk e ka organizuar Marshin e Krenarisë.

Nëpërmjet këtij aktivizmi të përhershëm, unë e kisha mundësinë të takohem me qindra persona LGBTIQ që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët ballafaqohen me të gjitha llojet e presionit, shantazhit, ngacmimit, dhunës në familje dhe në rrugë – njerëz që jetojnë me frikë.

Është koha ta themi me zë: Boll ma! Boll me shantazhe, boll me ngacmime, boll me dhunë.

Jam takuar me persona LGBTIQ që nuk janë të përfshirë me organizata që punojnë në teren për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, kryesisht për shkak të frikës se mund ta kuptojnë tjerët që ata janë pjesë e komunitetit. E njoh këtë ndjenjë sepse u ballafaqova me të në vitet e adoleshencës. E di që kjo frikë është e justifikuar dhe e di që shkakton vuajtje të mëdha.

Megjithatë, individët nga komuniteti LGBTIQ, njerëz me të cilët jam takuar, me të cilët kam bashkëpunuar dhe kam kaluar kohë, po demonstrojnë guxim të jashtëzakonshëm duke rezistuar dhe luftuar për jetët e tyre çdo ditë në ambientet e tyre. Jam krenare me ta.

Jam krenare sepse ata nuk po dorëzohen, edhe kur po gjinden në situata prej të cilave është vështirë të arratisesh.

Prandaj jam sinqerisht e bindur që ka ardhur koha të dalim në rrugë dhe të deklarojmë zëshëm që edhe ne jemi pjesë e këti shteti, pjesë e kësaj shoqërie dhe që nuk do të qëndrojmë më të heshtur për dhunën që po e përjetojmë.

Është koha ta themi me zë: Boll ma! Boll me shantazhe, boll me ngacmime, boll me dhunë.

Dy vjet përgatitje

Par dy vitesh, në mesin e aktivistëve filloi të rritej një nismë për t’u bërë pjesë e kësaj ndërmarrje. Aktivistët kanë filluar ta konceptojnë këtë para dy vitesh dhe kanë planifikuar në mënyrë intensive për Marshin e parë të Krenarisë para një viti. Për mua është e rëndësishme të theksohet kjo.

Aktivistë prej matanë vendit kanë kontribuar në këtë histori në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme. Në vitin e kaluar, ne kemi punuar shumë me aktivistë nga Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët i kanë organizuar Marshet e para në shtetet e tyre përkatëse. Jemi faleminderues për përvojat që na kanë ndihmuar t’i përçojmë dhe për gjithë këshillat e mbështetjen që e kemi marrë prej tyre.

Nuk është vetëm fjalë goje kur pretendojmë që kjo lëvizje aktiviste ka fuqi dhe potencial shumë të madh për ta shkundur shoqërinë dhe për të sjellë ndryshime.

Ne kemi qenë kryesisht të zënë me aspektet organizative të një ngjarje të tillë, për të cilën jemi duke punuar aktualisht. Jemi të vetëdijshëm që organizimi i Marshit të parë të Krenarisë nuk mund të ndryshojë gjithçka dhe se ky është vetëm fillimi i një beteje të re e më të vështirë drejt një shoqërie që na përket të gjithë neve. Një shoqëri që mund të jetë më e lirë dhe të ketë më shumë respekt për diversitetin.

Nuk është vetëm fjalë goje kur pretendojmë që kjo lëvizje aktiviste ka fuqi dhe potencial shumë të madh për ta shkundur shoqërinë dhe për të sjellë ndryshime. Këtë e kemi parë duke ndodhur te fqinjtë tanë.

Gjatë përgatitjeve për Marshin e Krenarisë e kemi diskutuar faktin se duke u parë më shumë, komuniteti do të jetë më i ekspozuar. Këtë përvojë e patën edhe komunitetet LGBTIQ dhe organizatorët e Marsheve në rajon.

Megjithatë, për të pasur mundësi të jetojmë me më shumë liri dhe siguri, duhet të jemi më të dukshëm. Për t’i ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet, mbi të gjitha të njerëzve që i kemi më afër (familjen, miqtë, kolegët), ne duhet të flasim dhe veprojmë për veten.

Duhet të jemi të zëshëm kur deklarojmë se nuk ka mënyrë tjetër për ta jetuar jetën, përveç se duke e jetuar atë jetë që e ke brenda trupit. Që nuk mund t’i jetojmë jetët e njerëzve tjerë dhe që asnjë qenie njerëzore nuk është lindur për ta mbytur veten brenda vetes.

Kjo nuk do të arrihet duke organizuar një Marsh të Krenarisë, por mund ta lëshojë një ortek të njerëzve që “dalin jashtë”, pra e shprehin identitetin e tyre haptas.

Jam i bindur, siç ka ndodhur historikisht, që komuniteti LGBTQI në Bosnje dhe Hercegovinë mund të pres që të shesh më shumë njerëz duke dalur jashtë dhe duke jetuar jetë më autentike dhe të lumtur në vitet e ardhshme.

Vihet në pyetje koncepti i lirisë

Kurrë më parë nuk e kam vënë në pyetje çështjen e lirisë më shumë se në dy muajt e fundit. Shpeshherë biseda për lirinë mbetet pjesë e një nocioni abstrakt. Megjithatë, kjo periudhë – duke filluar me lajmërimin zyrtar të Marshit të Krenarisë në shtator – i ka dhënë fytyrë kësaj lirie.

Shkrova më parë që kurrë nuk jam ndjerë më e lirë se tani dhe se kam arritur të bëhem ajo që jam në të gjitha aspektet e jetës, por se nuk mund të jem me të vërtetë e lirë kur njerëzit rreth meje nuk janë.

Kjo është çështje për secilin person që don të ekzistojë në këtë shoqëri duke qenë ndryshe, pa frikë.

Nuk mund të jem e lirë përderisa i ndjej zinxhirët me të cilët janë të lidhur shoqet e mija. Përderisa e ndjej dhimbjen nga pamundësia e tyre për të ecur të lira rrugëve. Këtë fjali të njohur e ndjej në çdo centimetër të trupit tim: askush nuk është i lirë deri sa të jemi të gjithë të lirë.

Prandaj ndjej më shumë energji për luftën. Prandaj mendoj se është e domosdoshme të bashkohemi të gjithë, sepse Marshi i Krenarisë nuk është vetëm çështje për personat LGBTIQ. Kjo është çështje për secilin person që do të ekzistojë në këtë shoqëri duke qenë ndryshe, pa frikë. Pa frikë nga sulmi, shantazhi, shkarkimi nga puna, pa frikë se nuk do të punësohet për shkak se është ndryshe apo nuk përshtatet në normat e parashkruara shoqërore.

Dëshiroj të jetojë në një shoqëri ku të gjitha gratë – dhe të gjithë tjerët – janë të mirëpritur: Ato që e mbulojnë veten, lezbiket, romët – të gjithë personat, pa marrë parasysh identitetin. Dua dhe do të luftojë për një shoqëri të tillë. Megjithatë, nuk mund ta bëj vetëm.

Prandaj ju ftoj të gjithë juve, neve, të bashkohemi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta lirojmë veten nga zinxhirët e imponuar nga strukturat nacionaliste dhe fashiste që kanë qenë në pushtet me dekada.

Foto kryesore nga Lejla Huremović.