S`fundmi | Media

Thirrje për propozime: Programi i mediave për të drejtat e njeriut

Nga - 09.09.2019

K2.0, CEL dhe QKSGJ shpallin fond të ri për media.

K2.0, Qendra për barazi dhe Liri (CEL) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) po lansojnë Programin e mediave për të drejtat e njeriut, mbështetur nga BE. Qëllimi i programit është që të kontribuojë në punë më të fuqishme e më konsistente në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në mediat në Kosovë si dhe që të përmirësojë shkathtësistë dhe njohuritë e profesionistëve të mediave.

Ky komponent synon të të krijojë një bashkëpunim më të strukturuar dhe tërësor mes organizatave mediale dhe organizatave jo-qeveritare jo-fitimprurëse në Kosovë duke i bashkuar njohuritë, përvojën dhe kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave mediale.   

Jemi të lumtur të ftojmë organizata lokale mediale që të bashkohen me organizata jo-fitimprurëse që punojnë në të drejtat e njeriut – për të aplikuar në këtë thirrje.

Përmes kësaj skeme, 10 partneritete në mes entiteve mediale (të shtypura, online, televizive dhe/apo radio stacionet, etj.) dhe OJQ-ve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut do të pranojnë një grant që të përforcojnë dhe përmirësojnë kapacitetet e tyre për të prodhuar gazetari të ndjeshme për të drejtat e njeriut.

Afati për t’i dorëzuar aplikimet është: 01.10. 2019, 16:00.

Të gjitha aplikacionet duhet dorëzuar në: eumediagrants@ktwopointzero.com

Një sesion informues do të organizohet më 16 shtator, ora 10:00, në K2.0

Të gjitha pyetjet rreth aplikimit mund të dërgohen në eumediagrants@ktwopointzero.com jo më vonë se më 16.10.2019, ora 16:00.

Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhët shqipe, angleze apo serbe. Ju lutem shihni udhëzuesin më poshtë për më shumë informata.

Udhëzues

Forma e Aplikimit

Forma e Buxhetit

Foto kryesore: Arrita Katona / K2.0.