Identiteti, komuniteti, kultura dhe ndërlidhja e skenës artistike e kulturore të Evropës Juglindore është shpërfillur tepër gjatë. Me këtë ide, për herë të dytë radhazi, Contemporary Balkan Art (CoBa), një kolektiv i bazuar në Londër, drejtoreshë kreative e të cilit jam unë, rishtazi organizoi Festivalin Southeast Europe Future (SEFF).
Koncepti ynë ishte që SEFF të jetë dritare e kulturës së rajonit të Evropës Juglindore (EJL) në Londër. Donim ta krijonim një vend që mund të ofrojë produksione moderne, urbane dhe kulturore nga rajoni për të gjithë ata që i përkasin komunitetit mjaft të madh të përbërë prej njerëzve nga akademia, letërsia, filmi, arti dhe diaspora prej rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Para SEFF nuk ekzistonte diçka e tillë në Londër, dhe unë besoj që ky qytet kishte nevojë për një festival të tillë.
Posteri i festivalit nga SEFF.
Fillimisht vendosëm të fokusoheshim në një temë qendrore çdo vit, dhe kështu t’i drejtonim temat dhe ndjenjat e gjithë programit. Gjithçka vjet ishte për trashëgiminë dhe arkitekturën. Sivjet, ideja ime ishte që të flisnim për jetët e grave, për artin, fotografinë dhe filmat e tyre, por edhe t’i përfshinim tregimet personale dhe intime për Jugosllavinë, si dhe idetë tona për atë se ç’mori ai vend prej nesh e ç’na dha.
Prej 29 gushtit deri më 15 shtator, i mirëpritëm disa njerëz nga rajoni dhe u dhamë një platformë në të cilën mund ta shfaqnin punën e tyre në Londër, por edhe të flisnin për feminizmin, komunizmin, artin, dhe normalisht, Jugosllavinë dhe mbetjet e saj.
Filmat që i shfaqëm gjatë festivalit e kishin një të përbashkët: intimitet të jashtëzakonshëm sa i përket historisë familjare ose identitetit gjinor, pasi familja mund të jetë kryesorja në tregimtarinë brenda kontekstit postjugosllav.
Një shembull i mirë është filmi “IKEA for YU” i regjisores kroate Marija Ratković Vidaković. Ky film tregon rrugëtimin e saj, që kur u rrit në një familje projugosllave, në të cilën dominonte një nënë që ia përfundonte fjalitë, e deri te koha kur u bë vetë nënë në Suedi, e lirë nga barra jugosllave. Këtë rrugëtim e kanë bërë shumë njerëz nga rajoni, pasi e kanë lënë atdheun për arsye të ndryshme.
Ky film intim familjar shërbeu si bazë për diskutimin në panel, të titulluar “Ç’është Jugosllavia për Ty?”
Pyetja nuk u shtrua në kuptimin e rrëfenjave të mëdha historike, por më shumë në një kuptim personal, duke kërkuar se ç’kuptim ka Jugosllavia për një familje. E shtruam këtë pyetje duke pasur parasysh që shumë prej nesh i morëm njohuritë për këtë vend nga prindërit, në vend se nga përvojat personale, pasi që shumë prej nesh që morëm pjesë në festival ishim tepër të rinj për t’i kujtuar vendet në të cilat ishim lindur, apo prej të cilave vijnë prindërit tanë.
Olivia Sudić, e cila po shkruan një roman për një refugjate nga Ballkani që jeton në Londër, tha që i mori këto njohuri nga gjyshja e gjyshi, të cilët e mitologjizojnë Jugosllavinë. Megjithatë, kjo shkrimtare e Mbretërisë së Bashkuar jeton në një kohë që ia kujton shpërbërjen e Jugosllavisë, veçmas në kuptimin emocional, për shkak të Brexit-it dhe shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.
Gjatë diskutimit në panel, vazhdimisht u përmendën gjyshërit komunistë jugosllavë. Disa pjesëmarrës, si historiani Vladimir Unkovski-Korica nga Universiteti Glasgow, shpalosën tregime interesante personale. Për të, Jugosllavia u bë temë e lodhshme. Për t’iu shmangur asaj, ai shkoi deri në Zanzibar. Por aty, ai filloi të reflektonte mbi këtë temë me fiksim. Ishte njëra prej arsyeve kryesore pse u bë historian.
Një çështje tjetër që u eksplorua nga paneli ishte identiteti me shtresat e ndryshme të tij. Vesna Goldsworthy, profesoreshë në Universitetin Exeter, shpjegoi që e konsideron veten njëkohësisht serbe dhe jugosllave, si dhe britanike. Në darka familjare, gjithmonë kishte personazhe të ndryshme familjare me ide politike kontradiktore, prandaj ajo gjithmonë i ka njëkohësisht të paktën dy mendime në mendje.
Në pjesën e programit që u kushtohet jetëve dhe tregimeve të grave, u ngrit një temë më ndryshe. Vendosëm t’i ftonim tri regjisore dhe t’i përfshinim punimet e tyre. Nëpërmjet filmave të tyre, synuam t’i trajtonim tregimet e gjeneratave që jetojnë në hapësirën postjugosllave.
Njëri prej tyre ishte “Naked Island”, një film nga Tiha K. Gudac. Kjo regjisore i hulumton fotografitë e familjes së saj dhe e shpie shikuesin nëpër dëshmitë intime të të burgosurve politikë jugosllavë në Goli Otok, ishulli-burg i njohur edhe si “ishulli i shpirtrave të thyer”. Nëpërmjet filmit, ajo i shqyrton pasojat e kësaj traume në tri gjenerata.
Kur vendosa ta ftoja atë dhe ta shfaqja këtë film, idenë e kisha të krijoja një lloj balanci në portretizimin e të kaluarës sonë dhe të ballafaqoja frikën dhe heshtjen e mbijetuar.
Filmat e tjerë ishin për tema më bashkëkohore.
“Occupied Cinema” nga Senka Domanović, një film për veprimet guerrile të aktivistëve të rinj që e marrin në kontroll kinemanë e privatizuar “Zvezda” në Beograd, flet për politikat aktuale të krahut të majtë në Serbi. “Born Just Now” nga Robert Adanto ofron një analizë intime të artistes së bazuar në Beograd, Marta Jovanović, dhe skenës së performancave femërore në Beograd.
E shfaqëm edhe filmin dokumentar të Maqedonisë së Veriut që u nominua për çmimin Oscar, “Honeyland”, një mrekulli kinematografike. Ky dokumentar e tregon historinë e një gruaje të vjetër që kultivon mjaltën në mënyrën antike në malet e Maqedonisë së Veriut, me frymën e hakmarrjes dhe vdekjes.
Në fund, “Nebeska Tema” nga Mladen Matičević na çoi në një vend tjetër në kujtime. Ky film e tregon historinë e yllit të new wave-it jugosllav, Vlada Divljan, tekstet e këngëve të të cilit i nderonin muzat adhuruese të tij, në kontrast të fortë me seksizmin stereotipik patriarkal të Ballkanit.
Ekspozita kryesore në edicionin e sivjetëm të festivalit titullohej “Perspektiva: Tregimtaria me fotografi” dhe fokusohej në punimet e 15 fotografeve nga gjashtë shtete (Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Rumania dhe Bullgaria).

Njëri nga panelet e SEFF u mundua t’i përgjigjej pyetjes: “Ç’është Jugosllavia sot?” për të gjithë ne, ata që e kujtojnë dhe ata që nuk e kujtojnë. Foto nga SEFF.
Ekspozita e tregon një koleksion të tregimeve shumë të ndryshme, që trajtojnë tema të ndryshme, prej gjinisë, feminizmit dhe seksualitetit, e deri te gjyshet komuniste, jetët rurale dhe njerëzit e margjinalizuar, si p.sh. refugjatët dhe komuniteti LGBT.
Fotografitë u zgjodhën përreth temave të identitetit dhe të prekshmërisë njerëzore, si për shembull nga ekspozita e Marija Janković-it, fotografitë e të cilës tregojnë për përvojat e një pacienti në një pavijon gjinekologjik në një spital në Ballkan.
Qasje dhe fokus shumë më të ndryshëm ka Imrana Kapetanović, një fotografe e bazuar në Sarajevë, gjyshja e të cilës ishte partizane dhe anëtare e organizatës rinore komuniste SKOJ. Imrana e dokumentoi jetën e saj në një projekt fotografik dokumentar të titulluar “Skojevka Minka”, i cili shqyrton personazhin e gjyshes së saj, e cila refuzon të heqë dorë nga adhurimi i saj për Titon.
Megjithëkëtë, unë dhe vizitorët shkuam në një udhëtim në të kaluarën dhe të tashmen e Ballkanit.
Ajo që kam parë dhe dëgjuar në këtë festival përbën një qasje të re dhe të freskët ndaj identiteteve postjugosllave dhe u shtohet hulumtimeve të mia të reja për mënyrat e sjelljes dhe skenaret kulturore serbe në krahasim me mënyrën e jetesës në Britaninë e Madhe. Synimi im i fundit është ta shtroj pyetjen: pse dhe si jemi më ndryshe ne ballkanasit?
Foto kryesore nga SEFF.