majlinda-hoxha-education
Shkurt | Arsimi

Kosova në mesin e shteteve të renditura më së poshti në vlerësimin e PISA

Nga - 06.12.2016

Nxënësit kosovar shënojnë si më të ulëtit në rajon.

U publikuan sot rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar të arsimit, programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA). Kosova ishte në mesin e pesë shteteve me renditjen më të ulët ndërkombëtare, dhe e fundit nga vendet në rajon; performanca e nxënësve tonë 15 vjeçar ishte në pjesën e poshtme të të gjitha disiplinave të testuara.

Është hera parë që Kosova po merr pjesë në këtë vlerësim, dhe rezultatet konfirmuan besimin dhe pritjet e përgjithshme për mangësitë e sistemit arsimor të vendit. Shumica e adoleshentëve të testuar nuk demonstruan aftësitë themelore që duhet të fitohen deri në moshën 15 vjeçare.

majlinda-hoxha-pisa-2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prezantoi “Raportin për Arritjet e Nxënësve të Kosovës në Pisa 2015” në një konferencë të organizuar në Hotel Sirius, dhe theksoi nevojën për ta bërë arsimin prioritet kryesor të qeverisë.

PISA është vlerësim ndërkombëtar në shkencë, lexim dhe matematikë. I vlerëson kompetencat e nxënësve 15 vjeçar duke analizuar shtrirjen e aftëisve të nxënësve për t’i aplikuar në situata të jetës reale ato që i mësojnë në shkollë. Ky test është i projektuar prej ekspertëve të arsimit nga e gjithë bota dhe i koordinuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE).

Sivjet PISA u fokusua veçanërisht në shkencë, ku nxnësit e Kosovës u renditën në treshën e poshtme; vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane ishin më keq. Singapuri ishte. e para në listën e renditjes ndërkombëtare në arsim shkencor, e Japonia, Estonia, Taipei Kinez dhe Finlanda ishin performuesit tjerë më të mirë në botë.

Të gjitha shtetet anëtare të OECD dhe shumë shtete tjera marrin pjesë në PISA, që pret nxënës që përfaqësojnë më shumë se 70 shtete. Vlerësimi i parë u bë në vitin 2000, dhe sondazhi është përsëritur çdo tre vjet prej atëherë. Për Kosovën ishte pjesëmarrja e parë në këtë testim. Vlerësimi u bë në 28 komuna, me mostër të 225 shkollave dhe 5,161 nxënësve të klasëve 9 dhe 10 të shkollave të mesme.

Raporti gjeti se 68 përqind e nxënësve në Kosovë nuk e arrijnë Nivelin 2 në shkallën e përgjithshme shkecnore - që konsiderohet si nivel bazë i aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të suksesshme në jetën ekonomike dhe sociale.

Nxënësit duhet ta përdorin diturinë dhe aftësitë e argumentimit për të interpretuar tekste, zgjidhur probleme matematikore dhe shpjeguar fenomene në mënyrë shkencore. Ky test përpiqet që të theksojë se sa efektiv janë sistemet shkollore nëpër botë në përgatitjen e nxënësve të tyre për studime ose punë, dhe se a i kanë 15 vjeçarët aftësitë e nevojshme për të lulëzuar.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili foli në konferencë sot, tha se rezultatet e PISA duhet të jenë pikë kthyese për rolin e arsimit në Kosovë, dhe theksoi nevojën për ta bërë arsimin prioritet kryesor të qeverisë.

“Këto rezultate nuk duhet të përdoren për t’i fajësuar nxënësit tonë, por është moment i rëndësishëm për t’i zgjeruar kriteret tona… për të ofruar libra shkollor dhe metodologji kualitative”, tha Bajrami. “Duhet të ndërtojmë një sistem profesional të zhvillimit të mësuesve… sistem të llogaridhënies. U kemi borxh të madh nxënësve tonë, për të kriuar kushte më të mira të mësimit. Nuk po i kundërshtojmë rezultatet, por presim rezultate më të mira në të ardhmën”. Ai shtoi se qeveria ka nevojë për rritje të buxhetit për sektorin e arsimit dhe bëri thirrje për depolitizimin e arsimit.

Sipas raportit dhe rezultateve të prezantuara sot, performanca mesatare e Kosovs në shkencë është 378 pikë, 115 pikë më pak se mesatarja e OECD. Shtetet tjera në rajon, përveç Sllovenisë, gjithashtu kanë rezultat më të ulët se mesatarja e OECD. Maqedonia i afrohet Kosovës më së shumtime 384 pikë. Për dallim nga shtetet tjera, në Kosovë vajzat performuan më mirë se djemtë në shkencë për 9 pikë. Në shtetet e OECD, djemtë performuan më mirë se vajzat për 4 pikë.

majlinda-hoxha-pisa-2015-arsim-bajrami

Në këtë raport thuhet se 68 përqind e nxënësve në Kosovë nuk e arrijnë Nivelin 2 të shkallës së përgjithshme shkencore – që konsiderohet si niveli bazë i aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të suksesshme në jetën ekonomike dhe sociale. Nxënësit që e arrijnë nivelin 2 dhe nivelet më të larta zakonisht e përdorin diturinë themelore shkencore për të identifikuar një përfundim nga të dhënat e thjeshta.

Sa i përket leximit, Kosova, bashkë me Libanin, janë shtetet që kanë performuar më së keqti nga të gjithë pjesëmarrësit në botë, me rezultat 347 pikë – 146 pikë me të ulët se mesatarja e OECD. Ngjashëm si në shtetet tjera, vajzat performuan më mirë se djemtë në Kosovë, me rezultat 36 pikë më të lartë.

Si në shkencë, ky raport zbulon se shumica e nxënësve në Kosovë nuk e arrijnë nivelin bazë të aftësive të leximit (77 përqind). Vetëm 23 përqind e nxënësve kosovar që arritën Nivelin 2 ishin të aftë që ta dallojnë idenë kryesore në një tekst deh ta ndërtojnë kuptimin brenda një pjese të kufizuar të tekstit.

Si në shkencë e lexim, nxënësit patën rezultate të dobëta edhe në matematikë, me 362 pikë – 128 pikë më pak se performanca mesatare e shteteve OECD. Tunisi dhe Algjeria kanë rezultat të barabartë me Kosovën, e vetëm Republika Dominikane ka më pak pikë, gjegjësisht 328. Matematika është e vetmja disiplinë ku djemtë performuan më mirë se vajzat, në këtë rast për 9 pikë.

Sipas raportit, gati 4/5 e nxënësve në Kosovë nuk e arrijnë nivelin bazë të aftësive në matematikë. Si kontrast, vetëm 23 përqind e nxënësve në shtetet OECD nuk e arrijnë Nivelin 2. Nxënësit e Nivelit 2 konsiderohet se përdorin algoritma, formula dhe procedura themelore për të zgjidhur probleme me numra.

Meqë rezultatet e PISA për vitin 2015 zbulojnë performancë të dobët nga nxënësit 15 vjeçar të Kosovës dhe tregojnë gjendjen aktuale të sistemit arsimor në Kosovë, ato gjithashtu theksojnë se arsimi duhet të bëhet prioritet kombëtar në të gjitha nivelet e qeverisë, shoqërisë dhe akademisë.K

Photos: Majlinda Hoxha /K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO