
Ëndrra e rrezikshme britanike përmes detit
Pse qindra shqiptarë ikën me gomone drejt Anglisë?

Malbor Duka, 26-vjeçar, donte të bëhej mjek, por jo në Shqipëri. Fotografia: Isa Myzyraj
“Unë shkoj shumë rrallë në vendlindjen time, pasi nuk kam kë të takoj atje, shokët e mi kanë ikur të gjithë, ishim 16, sot jemi vetëm 3 në Shqipëri; prindërit zakonisht vijnë në Tiranë fundjavave, dhe unë nuk kam më arsye pse të shkoj atje”, thotë Malbori, i cili pavarësisht dëshirës të dalë nga Shqipëria, vijon të jetojë e punojë në vendin e tij.
Burreli, si shumë zona të Shqipërisë, kryesisht të veriut, është një rajon të cilin të rinjtë po e braktisin.
Shifra të sakta të ikjeve të ndara në rajone nuk ka për shkak se prej vitit 2011 Shqipëria nuk ka zhvilluar një census (numërim të popullsisë), ndërsa census i planifikuar për vitin 2021 dështoi.

Në qytetin Kruma në Has, lehtë mund të hasësh makina me tabela të Britanisë së Madhe. Fotografia: Isa Myzyraj

Në qytetin Kruma në Has, lehtë mund të hasësh makina me tabela të Britanisë së Madhe. Fotografia: Isa Myzyraj

Në qytetin Krumë, një bari i është vënë emri “Britani”. Fotografia: Isa Myzyraj.

Fshati i Dobrunës në Has. Fotografia: Isa Myzyraj

Në qytetin e Krumës në Has, bari ‘Britain’ posedon edhe një kabinë telefonike tipike londineze. Fotografia: Isa Myzyraj.

Isa Myzyraj
Isa Myzyraj është gazetar në Shqipëri, aktualisht punon për televizionin Ora News ku mbulon redaksinë e rretheve dhe për portalin Historia ime ku mbulon aktualitetin në vend, rajon dhe botë për rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut. I ka përfunduar studimet për Shkenca Politiken në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.