S`fundmi | Aktivizmi

Thirrje për aplikime: Lokomotiva 2.0 | Nisma rinore

Nga - 27.01.2021

Lokomotiva: Të ngasim përpara, drejt ndryshimit.

Me ngazëllim shpallim thirrjen për ndryshimtarë të rinj e të apasionuar që të aplikojnë me projekte grupore artistike me qëllim për t’i sfiduar narrativat e vendosura në komunitet për gjininë, fenë, racën dhe etninë.

Kjo thirrje shpallet në kuadër të Programit Lokomotiva, i cili synon të inkurajojë mendimin kritik dhe të shërbejë si frymëzim për aktivizëm në çështjet e lartpërmendura.

Aplikuesit potencialë duhet të krijojnë grupe prej tre ose katër vetash dhe të nxjerrin nga mendja projekte që shfrytëzojnë formate të larmishme të medias — për shembull fotografia, videoja, shkrimi i teksteve dhe botimi i tyre, performancat artistike, muzika dhe veglat online për shprehje kreative — për të sjellë ndryshim në shoqëri.

Përmes financimit të llojit seed funding (i farës, apo fillestar)  — deri në 1,000 euro për çdo grup — grupet e përzgjedhura do të mbështeten në dizajnimin e nismave/intervenimeve në fushat e caktuara brenda komuniteteve të tyre.

Për të aplikuar duhet ta plotësoni formularin për projekt-propozime dhe formularin e buxhetit. Do të udhëzoheni përmes manualit të projekt-propozimeve në çdo hap të procesit.

Në formularin e projekt-propozimeve do të kërkohet të jepni kontekst lidhur me propozimin tuaj, të deklaroni nevojën që do ta adresoni përmes intervenimit tuaj, objektivat që keni për qëllim t’i arrini përmes projektit, aktivitetet që do t’i zbatoni, grupet që do t’i targetoni, kornizën kohore të projektit, si dhe hollësitë lidhur me lokacionin dhe dukshmërinë.

Për më shumë, do të kërkohet të paraqitni rezultatet që synoni t’i arrini dhe t’i deklaroni partnerët e mundshëm, me të cilët mund të bashkëpunoni për t’i realizuar objektivat.

Presim që pjesëmarrësit e Lokomotivës të shkojnë përtej së thjeshtës, të jenë kreativë me zgjidhjet që ofrojnë dhe të jenë të përkushtuar për nismat që propozojnë!

Mezi presim të jeni pjesë e Lokomotivës nëse plotësoni këto kritere:

— Jeni të grupmoshës 18 deri 24 vjeç;

— Jetoni në Kosovë;

— Jeni të përkushtuar për nismën që propozoni;

— Jeni të gatshëm t’i sfidoni në mënyrë kritike narrativat përçmuese për gjininë, etninë, fenë dhe racën;

— Jeni entuziastë të bashkëpunoni ngushtë me moshatarë të tjerë;

— Jeni të hapur ndaj ideve dhe opinioneve të reja, si dhe jeni të gatshëm të punoni për realizimin e tyre;

— Jeni të aftë të dizajnoni dhe të zbatoni nisma që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushat e gjinisë, etnisë, fesë dhe racës në komunitetin tuaj.

Më poshtë mund të shkarkoni:

Pasi ta përgatisni propozimin tuaj, ju lutem dërgoni të dy formularët me email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Aplikim — Nisma Rinore Lokomotiva” deri në mesnatë më 5 mars 2021.

Çdo pyetje rreth programit duhet të dërgohet në info@ktwopointzero.com deri më 26 shkurt 2021, me subjektin “Pyetje — Nisma Rinore Lokomotiva”.

Të gjithë aplikuesit do të njoftohen për statusin e aplikimit të tyre përmes emailit.

Aplikimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, angleze ose serbe.K

Programi Lokomotiva 2.0 mbështetet nga Fondi Prince Claus.

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0. 

  • 02 Mar 2021 - 20:31 | Blendi:

    Për të kriuar një pytësorë rreth virusit covid 19 se a ka ndru ne gjendjen ton familjare financiare,ekonomike ,ne mendjen ton si psiqik dhe psikologjik. Po ashtu edhe ne shoqerin ton a ka ndiku edhe ne sjelljen ton si persona. A ka ndiku ne shkollimin ton gjat pandemis .

  • 26 Feb 2021 - 22:05 | Edon:

    Sa per kosov nuk ka biznes qe osht rregullt sepse cdo sen qe punohet ska sigurm shendesie apo diqka te vleshme sepse zhvillimet arrihet me pikat i perafert me klient

  • 26 Feb 2021 - 17:47 | adelina:

    un mendoj te hap nje embëltore ne qytetin tim sepse nuk ka asnje dhe nuk jam e askund e punsuar pra dua te punoh dhe po ashtu te punsoj puntor/puntore dhe te jem e sukseshme

  • 03 Feb 2021 - 15:51 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Artiola, Në mënyrë që të aplikoni për këtë mundësi për nisma rinore, ju duhet të plotësoni “Formularin e projekt-propozimit” dhe “Formularin e buxhetit”, të cilat i gjeni dhe shkarkoni duke klikuar në kutitë e hijezuara me të verdhë afër fundit të thirrjes. Udhëzuesin se si duhet t’i plotësoni këto e keni aty për tu shkarkuar poashtu. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com. Çdo të mirë, Kosovo 2.0

  • 03 Feb 2021 - 14:44 | artiola:

    Te mare pjese ne kete lokomotive pse jo nje eksperienc e re.

  • 02 Feb 2021 - 12:58 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Majlinda, Në mënyrë që të aplikoni për këtë mundësi për nisma rinore, ju duhet të plotësoni "Formularin e projekt-propozimit" dhe "Formularin e buxhetit", të cilat i gjeni dhe shkarkoni duke klikuar në kutitë e hijezuara me të verdhë afër fundit të thirrjes. Udhëzuesin se si duhet t'i plotësoni këto e keni aty për tu shkarkuar poashtu. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com. Çdo të mirë, Kosovo 2.0

  • 02 Feb 2021 - 12:58 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Eltinë, Në mënyrë që të aplikoni për këtë mundësi për nisma rinore, ju duhet të plotësoni "Formularin e projekt-propozimit" dhe "Formularin e buxhetit", të cilat i gjeni dhe shkarkoni duke klikuar në kutitë e hijezuara me të verdhë afër fundit të thirrjes. Udhëzuesin se si duhet t'i plotësoni këto e keni aty për tu shkarkuar poashtu. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com. Çdo të mirë, Kosovo 2.0

  • 02 Feb 2021 - 12:57 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Fortesa, Në mënyrë që të aplikoni për këtë mundësi për nisma rinore, ju duhet të plotësoni "Formularin e projekt-propozimit" dhe "Formularin e buxhetit", të cilat i gjeni dhe shkarkoni duke klikuar në kutitë e hijezuara me të verdhë afër fundit të thirrjes. Udhëzuesin se si duhet t'i plotësoni këto e keni aty për tu shkarkuar poashtu. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com. Çdo të mirë, Kosovo 2.0

  • 02 Feb 2021 - 12:57 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Pranverë, Në mënyrë që të aplikoni për këtë mundësi për nisma rinore, ju duhet të plotësoni "Formularin e projekt-propozimit" dhe "Formularin e buxhetit", të cilat i gjeni dhe shkarkoni duke klikuar në kutitë e hijezuara me të verdhë afër fundit të thirrjes. Udhëzuesin se si duhet t'i plotësoni këto e keni aty për tu shkarkuar poashtu. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com. Çdo të mirë, Kosovo 2.0

  • 29 Jan 2021 - 23:46 | Majlinda:

    Te mare pjese ne kete lokomotive, pse jo nje eksperienc e re.

  • 28 Jan 2021 - 16:47 | Eltinë:

    Te jem pjese e programit lokomotiva,ti jem kreative dhe e perkushtuar ne kete program.

  • 28 Jan 2021 - 15:11 | Fortesa Kelmendi:

    Te marr pjese me shume te tjere te rinje , te zhvilloj mendimet kritike dhe njohurite e mia te pergjithshme :)

  • 28 Jan 2021 - 14:49 | Pranvere:

    Rrobaqepsi

KOMENTO