Shkurt | K2.0

K2.0 po kërkon – Menaxher/e të Komunitetit

Nga - 14.12.2017

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A e keni pasion komunikimin? A i përcjellni trendet e fundit të mediave digjitale? A jeni të interesuar për çështje aktuale, gazetari dhe avokim? A doni të jeni pjesë e një projekti medial dhe të kontribuoni në rritjen e tij?

A mund ta shkruani këtë lajmërim më mirë se ne…?

Përmes revistave tona online dhe të shtypura, debateve, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të mediave i cili është i domosdoshëm në shekullin XXI.

Tash po kërkojmë një menaxher të komunitetit për ekipin tonë i cili është gjithnjë në rritje, pasi që synojmë zgjerimin e pranisë sonë online dhe në komunitet. Personi të cilin po kërkojmë ta marrim në punë duhet të jetë i përkushtuar ta mirëmbajë dhe ta mbikëqyrë praninë tonë online dhe në publik, duke përfshirë uebfaqen dhe rrjetet tona sociale – por edhe përmes ngjarjeve publike jashtë internetit – për ta bërë organizatën më të qëndrueshme dhe për ta zhvilluar atë.

Ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie që garanton arritjen e gazetarisë cilësore dhe angazhimin e një publiku edhe më të gjerë, duke i promovuar ngjarjet tona dhe duke përdorur vegla të ndryshme analitike për të prodhuar informata dhe rekomandime për performancën tonë online.

Kjo është mundësi shumë interesante për një Menaxher/e të Komunitetit që dëshiron të merret me gazetari të avancuar dhe progresive. Meqë kjo është pozitë e re, do të keni shumë mundësi për t’i dhënë formë këtij roli si diçka që ju mendoni se i ndihmon më së miri rritjes së organizatës.

Detajet kryesore:

Pozita: Menaxher/e i/e Komunitetit

Orari: 40 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 30 dhjetor, 2017

Data e fillimit të punës: shkurt 2018.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i të gjitha elementeve të pranisë online të K2.0, duke përfshirë koordinimin me programerët e uebfaqeve.
  • Pjesëmarrja në të gjitha takimet planifikuese dhe redaktoriale.
  • Menaxhimi i të gjitha rrjeteve sociale të Kosovo 2.0, përfshirë këtu: Facebook, Twitter,, Instagram, YouTube dhe Snapchat – duke sponsorizuar postime, duke përcjellur performancën dhe duke raportuar për të.
  • Koordinimi me ekipin e redaksisë dhe departamentin vizuel për të përgatitur prezantime për të gjitha përmbajtjet e K2.0 në përputhje me standardet dhe modelet për të cilat dakordohemi.
  • Monitorimi i shpërndarjes së përmbajtjeve dhe raportimi te Menaxhmenti i Redaksisë për informata dhe të dhëna nga rrjetet sociale dhe mediat online.
  • Vendosja e tekstit dhe materialeve vizuele në uebfaqen e K2.0 në përputhje me udhëzimet e K2.0.
  • Koordinimi i shpërndarjes së informatave për K2.0, veçanërisht kur ka ngjarje të avokimit publik dhe zhvillimit të komunitetit.
  • Përgatitja e strategjisë për rritje në rrjetet sociale dhe hartimi i planit për ndërtim të komunitetit.

Kandidati/ja ideal për këtë rol duhet të jetë:

– I/E mirëinformuat për çështje aktuale në gazetari, media, rrjete sociale dhe marketing digjital, dhe ta kuptojë mënyrën se si funksionojnë përmbajtjet në rrjete sociale

– Shumë kreativ/e me ide për mirëmbajtje dhe zhvillim të pranisë së K2.0 në publik dhe online – na ndihmoni ta lidhim praninë tonë në internet me praninë tonë jashtë internetit.

– I/E organizuar, i/e vetëmotivuar dhe i/e aftë për të caktuar prioritete dhe për të punuar brenda afateve të caktuara kohore – I/E aftë për të identifikuar mundësi dhe për t’i zbatuar ato

– Me pasion për të kontribuuar në rritjen e organizatës

– Profesionist/e i/e nivelit të lartë gjatë tërë kohës derisa përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar*:

– Përvojë në komunikim digjital dhe përdorim efektiv të shpërndarjes së përmbajtjeve

– Përvojë në përdorimin efektiv të programeve të kërkimit online (search engine optimization – SEO)

– Përvojë pune me vegla analitike si Google Analytics, Facebook Insights, Bitly

– Shkathtësi të shkëlqyera shkrimi në gjuhën angleze dhe shqipe

– Komunikim të shkëlqyer në të gjitha format, duke përfshirë komunikim të fuqishëm me shkrim dhe me gojë për artikulim të ideve tek kolegët dhe publiku, si dhe përvojë në të folurit në publik

– Përvojë me Google Docs dhe Google Drive

– E preferueshme: dy vjet përvojë të ngjashme dhe/ose certitikatë për kurs/trajnim të marketingut digjital apo në rrjete sociale

– Gjuhët: Njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze dhe shqipe.

*Nëse nuk i përmbushni të gjitha këto kritere, mos u dekurajoni për të aplikuar. K2.0 e vlerëson edhe gatishmërinë dhe aftësinë e aplikantëve për të mësuar dhe për të marrë pjesë në trajnime për rritjen e aftësive gjatë shërbimit në këtë pozitë.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një e-mail në contact@kosovotëopointzero.eu me subjektin “Menaxher/e i/e Komunitetit” me këto të dhëna:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Certifikatë të kursit/trajnimit në marketing digjital apo në rrjete sociale (nëse keni).
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave për referencë.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO