
Tarifa e re shkakton dëme
Taksa e re rrugore e autostradës në Shqipëri nxit rezistencë në të dy anët e kufirit.
Në protestat e para kundër tarifave (28 mars) u përfshinë një grup i vogël i tregtarëve nga dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.
Ndërkohë u lëshuan 23 urdhër arreste për protestuesit. Herët në mëngjesin e së nesërmës pas incidenteve, Forcat Speciale dhe Njësitet për Ndërhyrje të Shpejtë i arrestuan të dyshuarit.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vlerësuar se kosto për kilometër e tarifës së re për kamionë do të jetë më e lartë se në të gjitha vendet tjera të rajonit.

Angelo Haruni
Angelo Haruni është një gazetar i bazuar në Tiranë, me fokus ekonominë dhe aktualitetin. Krahas angazhimit në Televizionin SCAN, ai është aktiv edhe si filmbërës dhe ka realizuar disa dokumentarë dhe reportazhe.