Black Sun Empire @ ODA
Biletat e blera paraprakisht ishin 3 euro dhe 4 euro nëse i bleje tek dera. DNB-KS ishte organizatori. Ky ishte eventi i tretë i madh qe kishin organizuar. Para kësaj, kishin sjellur Big Bud nga Londra dhe DJ Lynx po ashtu nga Londra, dhe tani Black Sun Empire nga Holanda. ODA është vend i shkëlqyeshëm underground, së paku mua më pëlqen, është tamam një vend i tipit tim. Është në qendër të qytetit, është underground, është i fshehur, nuk i pengon askujt. Në hyrje është një bar, dhe pas saj një dhomë me hapësirë të madhe, një skenë e mrekullueshme dhe në të dy anët e dhomës ka shkallë, në të cilat mund të ulësh dhe nuk i pengon askujt. Dhe zërimi, po ashtu është shumë i mirë.
Labinot Sponca (një DJ lokal) bëri fillimin. Çfarë muzike ka lëshuar? DnB (drum and bass). Dhe unë dua gjithçka që dridh trupin tënd dhe kaplon tërë trupin tënd. Deri sa filluan Black Sun Empire të gjithë miqtë e mi ishin duke kërcyer. Madje një nga miqtë tanë, që nuk e kishte pritur se do ta dërgojmë të vallëzoj, ishte duke kërcyer e dridhur gjatë gjithë kohës. Dhe përderisa ishim duke kërcyer, nuk e kemi vërejtur fare se vendi është mbushur me njerëz që vallëzonin. Dhe pastaj, kur Black Sun Empire filluan të bënin muzikë, mund të shihje që publiku po të mundte do të kërcente në skenë. Çdo kush u çmend, dhe kërcej pa ndërprerë deri në ora 3 e 30. Së paku kjo ishte koha deri kur unë kisha qëndruar, pasi që më duhej të punoja në emisionin e mëngjesit, atë ditë. Dhe tërë ditën e nesërme po flisja për party-n e mbrëmjes së kaluar. Kështu që mos thuani që Flekitza asnjëherë nuk ka kërcyer me dnb, sepse kam vallëzuar, dhe atë në mënyrë të denjë. U kënaqa. Dhe mund të imagjino se si njerëzit të cilëve vërtetë ju pëlqen muzika drum and bass janë kënaqur. Këtu janë disa fotografi, të cilat arrita ti marrë.
Eelke Kleijn @ Full House
Eelke Kleijn është dashur të vij me 17 Prill, por kjo party nuk ndodhi atë natë, sepse të gjithë fluturimet u shtyn për shkak të resë vullkanike, ju kujtohet..., e as nuk ndodhi në vendin ku është dashur të mbahet.
Gjithçka ndodhi me 7 Maj 2010, në një klub që atë kohë sapo ishte hapur, që ka një zërim të mahnitshëm, e që atë kohë ishte “lojtari më i ri në qytet”- Full House, dhe siç tregon emri i klubit atë natë ishte plotë. Fotografitë mund ti shikosh këtu.
Steve Lawler @ Spray
Para atij party-t me Eelke Kleijn, ishte edhe një party tjetër në Spray Club. Mund ta dëgjosh lajmërimin për party dhe një intervistë të shkurtër këtu. Njerëzit që kishin shkuar në atë party thanë se ishte shumë mirë, por jo edhe mahnitshëm. Dhe po atë natë isha në underGRAND, ku Vegimi po bënte muzikë, dhe njerëzit ishin më të përqendruar të vallëzonin sesa në muzikën e tij. Hmmm... mendoj se muzika po i bënte të vallëzojnë, a po jo?!
Active Live Music Festival
Pastaj erdhi Active Live Music Festival, ku edhe unë bëra muzikë, mirëpo për shumë kohë të shkurtër sepse disa njerëz që erdhën për të dëgjuar muzikë, hodhën sprej, gaz lotsjellës, a po diçka të tillë. Duket se muzika i ka goditur drejtë në zemër.
Po ashtu në atë kohë ishte një lojë që po shikohej shumë, kështu që ndoshta menduan se në party dikush duhej të brohoriste dhe gjuante gaz lotsjellës, në një mënyrë sikurse në stadion. Ata i dinë arsyet e tyre më së miri dhe ne nuk interesohemi aq shumë për atë. Ne lëmë gjithçka që nuk ka të bëjë me muzikë, vallëzim dhe përqafimin e njëri-tjetrit. Këtu është njoftimi për festivalin, kështu që të kuptoni përse është mbajtur.
Dhe duke klikuar në një nga vegëzat në vazhdim, mund të dëgjoni dy nga bendet dhe një DJ duke folur për këtë festival: Band – Kanda , Kođa i Nebojša , Band – Šraf, DJ Battrič.
Si dhe një fjalim nga një nga organizatorët:
Petar Pan: “Koncepti i festivalit, pa marrë parasysh sa origjinal edhe imagjinativ mund të jetë, varët nga disa faktorë, ndër to financat, përzgjedhja e pjesëmarrësve, vendi ku mbahet, dhe vizitorët që vijnë. Me 7 Maj 2010, në klubin Viva, rreth orës 20, kishte filluar dita e parë e festivalit. DJ Dejan Pavičevič ishte i pari që ‘rrotulloi’ CD-të e tij. Është një nga muzicientët më të eksperiencuar të Mitrovicës, me një përzgjedhje te mahnitshme të këngëve, ai na mori në botën e muzikës elektronike dhe shpalli një natë të jashtëzakonshme, të quajtur Mitrovica e lumtur (Happy Mitrovica). Pastaj, i njohur DJ Marko nga Zveçani dhe DJ George the Hun nga Hungaria, luajtën shpinë me shpinë. Ne shijuam tinguj progresiv për këto dy orë.
DJ Wood, sipas asaj që po thonë shumë njerëz, i befasoi me muzikën që përzgjodhi. Muzika komerciale gjithmonë është e mirëseardhur. DJ Batrič, me tingujt e tij minimal, u dëgjua në maksimum tërë rrugën deri ne Beograd e në Novi Sad, ku zakonisht bën muzikë. Dhe natyrisht ylli i natës ishte DJ Flekitza, me tingujt më të rinj të muzikës techno, e pasuroi përmbajtjen dhe idenë e festivalit. Ashtu që dyert e këtij festivali, Active Lice Music Fest, gjithmonë do të jenë të hapura për të.
Dita e dytë e Festivalit filloi rreth orës 21 me 8 Maj 2010, në klubin Viva. Me shumë optimizëm dhe dëshirë për muzikë të mire dhe birrë. Nata e dytë u quajt Mitrovica gruvi (Groovy Mitrovica). Nata e dytë e festivalit mblodhi rininë në një vend ku një ngjarje e rrallë ndodhi, ku mund të dëgjoje pothuajse të gjitha zhanret e muzikës në një nate. Ata thonë ‘ për rininë...’ ashtu që Midnight, si bendi më i ri, hapi natën e dytë, me një shfaqje te mahnitshme dëshmoi se e kanë kurajon për evente të mëdha, si ky.
“
Dhe njoftimet për: North city Jazz and blues festival, ReMusica, Freedom Festival
Aril Brikha @ Full House
2010, nata me Aril Brikha në Full House ishte e jashtëzakonshme. Ata sjellën zërim shtesë, Leg Off servoi muzike tech house te mahnitshme në fillim të natës, dhe pastaj Aril Brikha bër një shfaqje shumë të mirë live, por pak më shumë për njerëzit nga Ballkani, dhe në fund Leg Off më një break beat të mrekullueshëm. Fotografitë e kësaj nate, mund ti shihni këtu.
Do t’ju takojë në një nga party-t e radhës.
Ato janë shpallur, dhe unë do ti ndjek, ashtu do të duhej edhe ti:
- Sister Bliss FAITHLESS [Friday, June 10th, 2011] @ Full House / Prishtina
- Satoshi Tomiie (opening act: Jimmy Van M) July 1st, 2011 @ GERMIA / Prishtina
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën serbe.
Foto: Petrit Rrahmani
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.